Sekuestrohen 3 milion euro pasuri të trafikantit të drogës

2 Maj 2014, 13:34Kronika TEMA

Sekuestrohen rreth 3 milion euro pasuri, që dyshohet se kanë prejardhje nga burim kriminal.

Pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së  Tiranës, janë vendosur nën sekuestro preventive rreth 13 650 m2 sipërfaqe tokë arë në fshatin Marikaj, si edhe 8 automjete në pronësi të Aleksander Çavos.

33-vjeçari është arrestuar në shtator të vitit 2013 në bazë të Urdhër-Arrestit Ndërkombëtar të Gjykatës së Romës dhe më pas është ekstraduar për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Paralelisht me procesin e ekstradimit, autoritetet shqiptare nisën verifikimet për pasuritë e këtij shtetasi në territorin shqiptar”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Në pronësi të shtetasit A. Çavo rezultojnë:

– Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj.

– Shoqëria “VICTORIA-AL”, shpk, me veprimtari “Import-eksport i paisjeve të sigurisë dhe vëzhgimit e mbrojtjes nga zjarri. Import tregëtim, mirëmbajtjen e paisjeve mjeksore për përdorim shtëpiak(home care) & transport ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qera.

– 8 automjetë nga të cilat 5(pesë) Automjete të tonazhit të rëndë për transport ndërkombetar dhe dy autovetura luksoze me targa ZK 2380, TR 3939 M; TR.612 M; TR.4188 K; AA 131 EP; AA 024 IG; mjete të tonazhit të lartë; AA 103 CJ dhe TR6551 T.

 

9 komente në “Sekuestrohen 3 milion euro pasuri të trafikantit të drogës”

  1. bullshit says:

    ok, kuptuam, dhe me vone sheh policet tek shetisin me makinat lluksoze te sekuestruara :)))
    hahaha-
    keshtu eshte kjo bote, i forti ta merr…

  2. elinor says:

    Ketij i sekuestrohen pasurite se eshte ne burg ne Itali kurse pasurite e atyre ne parlament nuk guxon t’i preke kush!

  3. nora says:

    Policia eshte kthyer dukeshem e forte dhe e vendosur per te luftuar krimin dhe drogen.

    1. dorela says:

      Polici serioze, bravo

  4. fredi guri says:

    po me gjygjtaret kur do filloni po politikanet qe te gjith e dime qe jane edhe me te ndyre rrofte pertia

  5. fredi guri says:

    po me politikanet dhe gjygjtaret kur do filloni qe te gjith e dine qe kanceri I SHQIPERISE

  6. Anonim says:

    Bravo u qofte Ju lumte. vertet kemi zgjedhur njerzit e duhur ne krye te shtetit ta mbanjme kete Qeveri sa me gjate ne pushtet. pak na pak po frcohet SHTETI dhe do ju vije rradha te gjtheve edhe gjyqtareve e plitikaneve punet e mira behen avash avash pastaj kjo Qeveri 6 muaj ka qe eshte ne kry te vendit. Edhe njehere bravo bravo bravo ju lumte dhe i pergezoj te gjithe policine e shtetit ne teresi qe te gjithe per punen qe po bejne.

  7. cub dragobie says:

    nga kryeparlamentari kur do filloni . besoje nga java tjeter????/

  8. maloku says:

    Spiunat jan aktiv në të gjith botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje