Pas 12 seancash/ Del në gjyq dëshmitari kundër Gjikës

6 Maj 2014, 08:37Kronika TEMA

Për herë të parë pas 12 seancash, Gjykata e Tiranës ka  administruar dje një dëshmi të Bashkim Cakajt, ish- anëtar i KRrT-së Vlorë, e cila rëndon pozitën e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, në procesin gjyqësor ku ai është i pandehur për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

“Nuk kishte pse të shënoheshin tetë rreshta në hapësirën e dy rreshtave”, ka thënë dëshmitari.

Bëhet fjalë për procesverbalin e mbledhjes së KRrT-së së datës 15 korrik 2010, që sipas prokurorisë është falsifikuar nga kryebashkiaku i Vlorës, në bashkëpunim me vartësen e tij, Eleni Dardhaj.

Dëshmitari Cakaj tha në gjykatë se ky procesverbal, me të cilin është njohur në prokurori kur është marrë në pyetje, linte shumë për të dyshuar.

Sipas tij, në pjesën e fundit të këtij procesverbali, të cilin e kishte firmosur, kishte disa shtesa me shkrim që linin vend për dyshim.

Në asnjë moment dëshmitari nuk përmendi fjalën falsifikim, po sipas tij, për kujtesën e tij dhe për mënyrën sesi mbaheshin procesverbalet, ishte jonormale, që brenda dy rreshtave të shkruheshin tetë të tillë.

“Unë në të gjitha mbledhjet kam firmosur në fund, por procesverbali nuk kishte atë rrjedhën e zakonshme, formatin e zakonshëm. Nuk kishte pse të shënoheshin tetë rreshta në hapësirën e dy rreshtave”, tha dëshmitari, teksa u përgjigjej disa pyetjeve radhazi të bëra nga njëri prej avokatëve mbrojtës.

11 komente në “Pas 12 seancash/ Del në gjyq dëshmitari kundër Gjikës”

  1. Kanan Djali says:

    Eshte shume proces i turpshem!
    Duke e ditur te gjithe se si jane dhene lejet keta dalin si shenjtore!
    Vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur.

    1. Pilo Lala says:

      Mos kujtoni se gjerat shkojne ne vend menjehere, duan kohe.
      Fakti qe po behet nje gjyq per Bashkiakun e Vlores, nje nga mbeshtetesit me te fuqishem te Edi Rames, eshte shume domethenes.
      Imagjinoni te shkonte ne gjyq Mziu i Kamzes, kur Berisha ishte Kryeminister, absurde ta mendosh.

  2. shpetim says:

    Perpiqet te deshmoje nje te vertete mbi fallsifikimin, por me sa duket eshte nden presion, keshtu qe deshmia e tij eshte e deformuar. Vete fakti qe u paraqit ne gjyq pas tete seancash, eshte shume domethenes.

  3. ora09 says:

    U be shume zhurme ne fillim te gjyqit, por do te perfundoj edhe ky si gjyqi i Nexhmije Hoxhes qe u denua vetem per kafete e teperta….
    Nese duan me te vertete te japin drejtesi, organet gjyqesore le te bejne vetem nje “vizite” ne Vlore.

  4. edi says:

    Vazhdon presioni per leke.Luftoni korrupsionin me shpetimin ne krye.

  5. lona says:

    po, ne rregull , te denohen ata qe kane shkelur ligjin. Nese duan ta nisin persembari ta fillojne me Edin ne krye( mjafton te shikosh Tiranen ) dhe Kocon.

    1. feniks says:

      Persembari fare do ishte te fillohej hetimi,qe nga …..SKENDERBEU,pastaj Ismail Qemali,Princ Vidi,Fan Noli,Avni Rustemi,Osman Gazepi,Ahmet Zogolli,Qemal Stafa,Enver Hoxha,Lym Keta,Hamit Matjani,Xhaferr Deva,Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha!!!
      Tani qe shqiptaret i rregulluan hallet e tyre e jetojne te…… LUMTUR sa nuk ka ku te veje me,DREJTESIA te filloje te merret me….. MIJRAVJECARET e kaluar,qe te mos merzitet!!1

  6. andi says:

    Shpetimi i RILINDJES po behet koke turku…

  7. emigrant myzeqar says:

    Mllefi i madh per arritjet qe jane bere ne Tirane nga EDI,po cfare ka bere Luli qe kur ka ardhur ne bashki,vetem cfare ka bere Edi dhe asgje me shume vetem llafe e premtime boshe ,ne qytetaret i shikojme me syte tane cdo dite

  8. roni says:

    pse vetem ky shpetimi gjika ka bo korrupsion PA E MBROJT po t jet puna per ashtu duhen fut t gjith n burg se kan vjedh 10000 here m shum se gjika shkret qe asht kot turku TURP
    KLASA POLITKE SHQIPTARE ASHT E GJITHA E KORRUPTUME SHTETI MA MAFIOZ N BOT N SHQIPRI ASHT
    ja shikoni do filloj shetitorja vlores prishen kudo ndertime qe kushtonin miliarda dhe tani kudo po te shkosh buz detit shikon vetem shkretetire shkaterim dhe shetitorja qe u dha me te madhe nga qeveria dhe kryeministri qe gjoja nje nga me te bukurat ne europe akoma ska filluar dhe jo me te perfundoj genjeshetra me e madhe e kesaj qeverie ne fushen e turzimit duke prishur kot ne vlore dhe ky sezon turistik ta gjente pertoke.

  9. petrit zela says:

    Qe te luftosh korrupsionin,duhet te fillohet me I be kurban,kokat e lidereve shpirtror,te Fatos Nanos – dhe SAli Berishes-se keta ja vune flaken shqiperise..Se! Keta ja happen dyert mafijas,te krimit,te pronave,dhe i shkelen me dy komet,te drejtat e njeriut dhe ju kundervuan me tere forcen e dashakeqesise,interesave te popullit dhe te atdheut..Nje fjale e urte popullore thot; Neqoftese komandantet,
    vjedhin- 5-lek mvarsit e tij shkatarrojne nje qytetet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje