Ligjet miratojnë rezolutën për Prokurorinë/ Ndëshkim korrupsionit për zyrtarët dhe ish-zyrtarët

7 Maj 2014, 13:10Kronika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë përmes një rezolute i kërkon Prokurorisë të veprojë me efikasitet sipas një strategjie afatmesme për luftën ndaj kriminalitetit. Rezoluta u miratua sot në Komisionin e Ligjeve pa diskutime dhe me shumicë votashPërmes Pr/rezolutës “Kuvendi kërkon që Prokuroria të veprojë me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti ”

Sipas draftit të miratuar, prioritet kyç i Prokurorisë duhet të jetë veçanërisht ndëshkimi i korrupsionit në radhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në administratën qendrore e atë vendore dhe në sistemin e drejtësisë.

Kërkohet gjithashtu që Prokuroria të konsiderojë prioritet kyç të punës, luftën kundër korrupsionit duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndëshkimit të korrupsionit në radhët e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve dhe në sistemin e drejtësisë. Mbi rezultatet e këtij prioriteti Prokurorisë i kërkohet të raportojë brenda vitit në Kuvend.

Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon Prokurorisë të rekomendohet nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për inspektimet.

3 komente në “Ligjet miratojnë rezolutën për Prokurorinë/ Ndëshkim korrupsionit për zyrtarët dhe ish-zyrtarët”

  1. idealist says:

    Nëqoftëse Prokuroria, nuk e zbaton Rezolutën, çfarë do të bëhet…??? Janë parashikuar masa e përgjegjësi penale…??? Broçkulla…!

  2. kevinjon says:

    Brukseli harton rezoluta per qeverine te luftoje korrupsionin qeveria harton rezolute per prokurorine sikur te ishte thjeshte zyre postare qe ben trasferim. Ne fund do te thone si Pilati: Ja prokuroria nuk lufton korrupsionin! Po pse jeni zgjedhur atehere? Perse i beni ju premtimet? Perse nuk i drejtohet Brukseli direkt prokurorise atehere?

  3. akrepi says:

    Mjafte me show zbatoni ligjet mos shperdoroni besimin e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje