Dy aksidente u shënuan pasditen e sotme, njëri me pasojë një të vdekur.
Fillimisht u raportua për një aksident në aksin Shkodër- Lezhë.
Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e fshatit Gocaj, ku autovetura Volkswagen Polo, në të cilën udhëtonte një çift bashkëshortësh është përplasur me një trajler.
Përplasja e mjeteve ka rezultuar fatale për drejtuesin e autoveturës, Valentin Gjoni, 30 vjeç nga Lezha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij, Elsa Gjoni.
Ndërkohë një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një motor në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 Galerisë së Arteve.
Këmbësori ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga motori.
Ndërkohë drejtuesi i motorit nuk ka ndaluar për t’i dhënë të plagosurit ndihmën e parë, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.