“Për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, nevojiten një sërë reformash si reformimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Prioritare është reforma në KLD dhe kjo do mundësojë shmangien e mbivendosjes së dy institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Reformimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku synohet forcimi i këtij organi që sot ka funksion vetëm konsultativ. Jam i bindur se me reformat e ndërmarra do ndryshojmë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë”.
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço në fjalën e mbajtur në Ditën Kombëtare të Drejtësisë. Duke i cilësuar institucionet e drejtësisë si të brishta, Naço ka vënë theksin në klimën e mosbesimit të qytetarëve kundrejt sistemit të drejtësisë. Një nga sfidat kryesore, sipas ministrit të Drejtësisë, është lufta ndaj korrupsionit, për të cilën ai u shpreh se është bërë progres i kufizuar.
“Në një vend ku nuk ka drejtësi nuk ka as sundim të ligjit. Të gjithë jemi dëshmitarë të një sistemi drejtësie të brishtë dhe të një klime mosbesimi nga ana e qytetarëve. Është e rëndësishme që kjo situatë të pranohet si realitet që duhet ndryshuar. Për t’i dhënë dimension të ri më të plotë u miratua paketa anti-korrupsion. Lufta kundër korrupsionit në gjyqësor është një nga çështjet prioritare të sistemit të drejtësisë, megjithatë ajo ka bërë progres të kufizuar”, u shpreh Naço.
Në fjalën e tij ministri Nasip Naço gjithashtu listoi edhe një sërë masash të marra nga dikasteri që ai drejton të cilat i cilësoi si një histori suksesi.
“Ministria ka pasur rastin të prezantojë një sërë reformash si krijimi i Gjykatës Administrative. Sistemi i regjistrimit audio dhe video të çështjeve është standardi më modern, pasi rrit transparencën dhe besueshmërinë e qytetarit. Sistemi i menaxhimit të çëshjteve bën që gjyqtarët të zgjidhen me short, një tjetër aspekt që ndikon në rritjen e besueshmërisë. Ne vazhdojmë ta konsiderojmë si mundësi suksesi shërbimin e provës. Investimii bërë përmes projektit të binjakëzimit me Britaninë e Madhe, ka qenë tregues i rëndësisë së këtij projekti, madje këtë vit kemi shtuar edhe 30 persona të tjerë. U krijua paketa anti-korrupsion”, tha Naço.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u shpreh se, “sfida jonë është të jemi promotorë të realizimit të drejtësisë, eficencës dhe pavarsisë së pushteteve”.
Ndërsa Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori shprehu respekt ndaj baballarëve të kombit, që një shekull më parë hartuan ligjet e para. Ai theksoi se duhet të vlerësojmë ku jemi. Kjo vlerësohet edhe nga progres raporti i BE”.
“Duhet bashkëpunim dhe mirëkuptim, jo vendime në dëm të qytetarit. Operatorët e sistemit të drejtësisë duhet të nxjerrin mësime nga eksperienca dhe të bëjnë një reformë të denjë, sipas standardeve perëndimore”, tha Zaganjori, duke shtuar se “mbetet ende problem lufta ndaj korrupsionit”.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u shpreh se, “kjo ditë është një mundësi bashkimi dhe mirëkuptimi.
“Rruga është ende e gjatë. Nevojitet mentaliteti, marrja e eksperiencave, integriteti i punonjësve të drejtësisë. Sot duhet të përcjellim mesazhin që drejtësia është e të gjithëve dhe duhet të punojmë të gjithë për të përmirësuar sistemin”, tha Llalla.
Ndërsa, Nënkryetari KLD-së Elvis Cefa theksoi se “drejtësia ka pësuar transformime të mëdha në këto 100 vite”. “Sot sistemi gjyqësor është i konsoliduar dhe po përsoset dita ditës edhe falë partnerëve tanë”.
Cefa paralajmëroi masa për parandalimin dhe dënimin e shkeljeve. “Kemi zgjedhur gjyqtarët më të mirë. KLD frymëzohet nga ligji dhe promovon meritën”, tha Cefa.
merre me mende perfaqesuesi i hajnit numer nje ne shqiperi me ze dhe figure meta dhe perfaqsuesi i prokurorit te enverit braho po ashtu hajne me ze dhe figure kerkojne te bejne drejtesi.vetem nje miljone qelbesira durojne kete shaka.ky merre se pari bekimin tek enveri pastaj ju shkerdhen me blloke rame e ngjale mete.
Shume llafe por asgje ne horizont
Zoti Zakanjori, deri me tani keni qene promotori i realizimit te zhdrejtesise. Ju thoni ku kemi qene dhe ku jemi.Une do thoja: Ku keni qene dhe ku keni ngelur.
Per zotin Cefa, Ju thoni se drejtesia eshte e konsoliduar! Me te vertete, drejtesia sot eshte me e konsoliduar si asnjehere tjeter. Pse? Sot, ju jeni bashkuar me fort se kurdohere per te mbrojtur korrupsionin dhe keni vene perpara merhumin President, qe ju udheheq.
Pa ndryshuar komplet skrukturat e drejtesise, Shqiperia nuk do heci perpara, por do ngeli ne vend numro. Cfar i ka bere kjo drejtesi ketij sheti dhe keti populli, veshtire qe te kaloje pa lene gjurme ne histori.
Nese zoti Zagaria dhe zoti Cefa mendojne per popullin, me e pakta te bejne doheqje urgjente, pastaj vjen hitoria e punes qe kan bere ne dobi te korrupsionit, dhe kundra popullit.
po po cefa …a i beson dhe vete ato qe thua ?????? Gjykatesit e prishen kete vend ….do vij dita qe historia do ti denoj …do i hapen petet byrekut ..do i hapen ……SA i paskrupullt qe je mor Cef ….Te genjesh te tjeret eshte qeja me e pamoralshme …po te genjesh veten …je ber per meshire ………………dhe ti po genjen veten or bur