Një i moshuar humbi jetën në Yzberisht të Tiranës, pas një zjarri që ra në banesën e tij.
Mësohet se viktima është Fiqiri Koçi.
Dyshohet se zjarri ra aksidentalisht në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në rrugën “Tre dëshmorët”.
Por flakët kanë shkaktuar edhe një tjetër viktimë.
Bëhet fjalë për zjarrin e rënë apra disa ditësh në një barakë të komunitetit rom në Elbasan. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe Eduard Seferi, që ishte plagosur në gjendje të rëndë.
Ditën kur ra zjarri humbi jetën edhe e shoqja e tij, Lumturia dhe djali 7 vjeç.