Prej më shumë se një muaji, çdo aksident automobilistik i ndodhur në qarkun e Tiranës, që ka sjellë si pasojë edhe humbje jetësh apo të plagosur, nuk këqyret menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja nga ekspertët autoteknikë.
Këta të fundit më herët kanë qenë të atashuar si pjesë e Policisë së Shtetit pranë policisë shkencore. Një shkresë që mban datën 28 mars, në mënyrë të pashpjegueshme për organin e prokurorisë urdhëron që procesverbalet për ngjarje të tilla të hartohen vetëm oficerë të policisë gjyqësore dhe të policisë rrugore.
Nuk dihet ende nëse kjo lëvizje ka ndodhur për shkak të strukturimit apo riformatimit të Policisë së Shtetit. Megjithatë, burime të Prokurorisë thanë se situata ka hapur probleme për prokurorët duke qenë se për çdo aksident që ka të dëmtuar, duhet me patjetër që në veprimet e para hetimore të kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes së bashku me tabelat fotografike, që janë detyrë e ekspertit autoteknik.
Është pikërisht ky personi që lëshon aktin e ekspertimit që konsiderohet thelbësor në qëndrimin që mban në gjykatë organi i akuzës, kur argumenton me prova shkaqet e një aksidenti automobilistik, duke kërkuar më pas shpalljen fajtor apo jo të të dyshuarit.
Deri më tani, thanë burimet e Prokurorisë, është vepruar me gjetjen në rrugë private të ekspertëve autoteknikë të pavarur, e që nuk janë të atashuar pranë policisë, por kjo mënyrë veprimi nuk shihet aspak si një zgjidhje. Çka i ka bërë prokurorët të presin një zgjidhje nga shefi i tyre.
I kontaktuar në telefon për këtë situatë, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Seriani komentoi se organi i akuzës është vënë në dijeni nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për lëvizjet në këtë strukturë dhe se dy institucionet po punojnë së bashku për të krijuar një strukturë me efikase në drejtim të ekspertizës për aksidentet.
Më herët, kryeprokurori Llalla, në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend, kërkoi që të krijohet Shërbimi i Ekspertimeve pranë organit të akuzës, në përbërje të të cilit të ketë jo vetëm ekspertë autoteknikë, por edhe kundër krimeve kibernetike, ekspertë psikologë, kontabël dhe vlerësues./TCH
Kjo eshte gjeja me e mire qe mund te kete bere qeveria nga ardhja e saj ne pushtet ,heqja e ketyre eksperteve vampire qe u majmen ne kurriz te fatzinjve qe i perplasin e i sakatojne ose dhe qe humbin jeten.Dhe gjithmone fajtor eshte i aksidentuari asnjehere ai qe e shtyp.Me ka ndodhur ne familje nje rast i tille. Kunati im 69 vjeç banon ne kombinat, pasi kishte konsumuar nje kafe me shoket mbas dite, morri rrugen te kthehej ne shtepi ora 7 mbas dite ,ishte vere,duke kaluar ne nje rrugice dytesore e lagjes( jo rruge kryesore) i vjen nje makine qe se nga doli me shpejtesi mbinormen e lejuar(makinen e ngiste nje femer e re qe kishte 3 muaj qe kishte marre patentet dhe qe fliste ne telefon ne momentin qe beri aksident) e ngre 2 metra lart e bie mbi makine me force sa thyhet xhami i perparme i makines bashke me brinjet e ketij te shkretit.İ shembur keq dhe pa ndjenja e çojne me urgjence ne spitalin ushtarak.Nje shqetesim i madh i familjareve dhe mjekeve do shpetoj apo jo.Si perfundim shpetoj po çe do ai ngeli çyryk dhe seshte i zoti as per ne tualet,me nje fjale çe do kete jete.Policia hajde ik e arestuan ate vajzen e liruan epo dikush do te mbaje pergjegjesi ka nje fajtor per kete fatkeqesi qe e ktheu nje njeri normal ne nje gjysmak qe i lutet zotit çdo dite qe te vdese.Po jo zoterinj eksperti i prokurorise po e pare fare vendin pa pyetur fare deshmitaret doli ne konkluzion qe fajtor eshte vete i shtypuri dhe ajo qe e shtypi skishte asnje faj sepse ajo i dha 5 milion leke te vjetra ne dore.U çudit qe ajo vajze ishte pa faj fare qe edhe pse e ngiste me shpejtesi edhe pse fliste ne telefon dhe pse e shtypi nuk kishte fare faj,per pesemilione leke te ndara ekspert-prokuror ajo ishte biles nje vajze shume e nderuar qe e ze gjumi rehat ne darke panvaresisht se merr mallkimet me te medha çdo dite nga ai qe aksidentoi nga gruaja e tij e nga femijet sa hapin syte e deri sa i mbyllin ne darke.Keta jane ekspertet qe alarmuan prokurorine se ju hoq kafshata nga goja ne nje drejtim se ata kane plot drejtime nga te vjelin parate e hallexhinjve.Vazhdo o qeveri keshtu te marresh perdite bekimin nga ky popull.
O Teli pa na e thuaj emrin e kësaj hanëmes apo të vjen keq për të?!
teli-tash partia e enverit thot se makina ishte ne rregull APO jo.bojagjiu rama keqyre makinen dhe fajin dihet e ka saliu.qelbesira te lindur dhe ngjizur ne bunkera jeni.
Po cte duhet emri i vajzes more Telimegjemba, duhet te te interesoje ngjarja dhe nese ke edhe ti ndonje rast shperdorimi detyre sy ky i siperpermenduri na e thuaj.Ne rastin ngjarjes , jo vetem qe shkaktari nuk eshte denuar por edhe kompania e sigurimit nuk ka paguar demin e shkaktuar nga aksidenti.Pra keta ‘eksperte’ u sherbejn shkaktareve dhe kompanive, perkundrejt zarfit 5 milionesh.