Padia e rrallë/ 10- vjeçari: Mamaja më shqetëson në telefon, dua urdhër mbrojtje

10 Maj 2014, 10:07Kronika TEMA

Një njoftim interesant mbërriti nga Policia e Tiranës një ditë më parë.

“Më datë 08.05.2014, u plotësua kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin me inicialet D.GJ, 10 vjeç, banues në Tiranë, sepse shqetësohet në telefon nga nëna e tij K.Gj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhej në njoftim.

Por si është e vërteta?

Prindërit e vogëlushit ishin divorcuar disa kohë më parë dhe gjykata ia kishte kaluar kujdestarinë babait.

Por nëna e tij, e mërzitur nga ky vendim, telefononte aq shpesh djalin e saj, sa ai ka vendosur që të ngrejë një padi.

“Pse rri me babin? Hajde të jetosh me mua. Nuk mund të rri pa ty,” i thoshtë nëna.

Dëshmia e të miturit është marrë në praninë e të atit dhe të një psikologeje. Më pas, nisur nga rrethanat e treguara prej tij, është firmosur urdhri i mbrojtjes.

11 komente në “Padia e rrallë/ 10- vjeçari: Mamaja më shqetëson në telefon, dua urdhër mbrojtje”

  1. maximus says:

    he bucja, tani ju kujtua qe ka femije, se deri dje qe ishin te martuar nuk i shkonte ne mendje, qe kishte nje familje dhe qe duhet te mendonte edhe per femijen.

    1. Korabi says:

      Me fal ku e di ti se per cfare arsyesh jane divorcuar ata?
      Pse medoemos eshte ajo fajtorja e ndarjes? Fundja mund te mos kete asnje fajtor. Me gjykatat qe kemi ne, mbase babai me nje tufe leke ka marre kujdestarine e femijes, dhe tani ajo ndjehet e deshperuar dhe e telefonon gjithe diten femijen. Dhe sa per denoncimin besoj eshte e kuptueshme qe eshte babai qe e ka sajuar.

      1. Blue Jasmine says:

        Korabi , maximus eshte pak ekstrem ne komente, mos ja vej re. Shikon ato qe do, dhe lexon ato qe i pelqejne. A mund ta quash nje nene buce, aq me shume nje nene qe kerkon ta kete femijen afer, pavaresisht se jane te divorcuar. Si zor te arrije emancipimi ne familjet me mentalitet 100 vjet mbrapa, edhe 50 anash…

        1. Korabi says:

          Keta jane rob te frustruar, nga mungesa e kontaktit me femrat, qe femren e shohin ne anen tjeter te barrikades, si nje armik te cilit nuk i duhet besuar, si dikush qe medoemos do i vere briret sapo ti jepet rasti. Dhe ketyre te frustruarve u ndodh vertete keshtu, pikerisht nga cilesia skandaloze e mardhenies qe krijojne.
          Fatkeqesisht ne Shqiperi ka me shumice te madhe meshkuj te tille, dhe femra qe komplementohen me ta. Kjo sjell krimin ne familje per te cilin besoj se Shqiperia do zinte rekordin Guines, nese do kishte nje te tille per kete fenomen.

    2. populli says:

      Po oxhaku qe duhej zhbllokuar,si t`ia bente?

  2. ARUSHA says:

    Nenes kuuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrre nuk i hiqet femija !

    GJYKATA SHQIPTARE E SHKERDHYME NGA KEMBET TEK KOKA !

    SOT NE SHQIPERI EDHE BABALLARET E PANDAME NUK JANE NE GJENDJE TE RRISIN FEMIJEN ME TE GJITHA SE NUK DIN§E TE JAPIN DASHURI NE SHTETIN PA DASHURI TE NDERTUAR NGA SALIU!

  3. psy says:

    Paaftesi e strukturave sociale per te punuar me nenen ashtu dhe me djalin e babain.Ne keto raste nuk ka nevoje per urdher mbrojtje,thjesht keshillohen se si duhet te manexhojne ankthin e tyre.Vendimi i marre eshte ne dem te djalit 10 vjeçar i cili kur te rritet do pendohet dhe do i kthehet atyre qe kane influencuar ne kete mase ekstreme.Ju struktura te policise,gjykates,psikologe e punonjese sociale qe jeni te perfshira,beni mire te studioni me shume per psikologjine e zhvillimit dhe psikopatologjine e femijeve dhe adoleshenteve.Masat ekstreme jane te fundit.Nena duket se ka ankth dhe mall,te dyja manexhohen nese e drejtoni tek specialisti

    1. Ilir Hoti says:

      Jam i te njenjtit mendim…Vetem nqs nena ka diseikuliber mendor me vendim mjeksor..perkohesisht deri sa te sherohet,mund te ndalohet te takoje djalin E VETME.

  4. Zigur Qarri says:

    Lajm interesant!PROCESI:Na tregoni edhe perse e ka marre kujdestarine Babai dhe jo Nena,si ndodh ne shumicen e rasteve,apo ja lejme imagjinates?!

    Po ai lajmi per Shefin e antikorrupsjonit Ergys Hoxha esht i vertet apo Jo?

    http://www.youtube.com/watch?v=OIcxitbovqk#t=16
    http://www.panorama.com.al/2014/05/09/shefi-i-antikorrupsionit-ne-kryeministri-kapet-me-targa-false-policet-i-kercenon-ju-shkarkoj/

    Izrael.Rrevolucion ne karikimin e baterise se celularit,vetem ne 30 sekonda.
    http://www.youtube.com/watch?v=k3dRXIslu6I

  5. saliu dembel says:

    Diktatura ishte e keqe. Skishte divorce. Tani 50 per qind.
    Kjo eshte liri.

  6. r. th. says:

    Femije 10 vjecar, dinkerka te beje padi-kerkese ne polici per mbrojtje ndaj telefonatave shqetesusese. Me 20 vjec i bie qe ky te jete profesor i jurisprudences ne Shq.. Me 30 vjec ky duhet te jete sekretar i pare ne OKB ne N.Y..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje