Pengmarrja e autobusit nga emigranti shqiptar në Greqi ishte një ngjarje larg të zakonshmes për ministrin e Rendit të kohës. Spartak Poçi kishte vetëm 1 javë në detyrë, kur u njoftua nga ambasada Greke se një autobus i marrë peng ndodhej 40 minuta larg kufirit shqiptar.
“Unë, së bashku me familjarët e Pislit u përfshimë në negociata, por çdo gjë rezultoi e kotë”,- kujton Spartak Poçi, ndërsa mendon se rihapja e kësaj çështjeje nga PD ka si qëllim të vetëm goditjen e Artan Didit. Në këtë intervistë për MAPO-n, ish-ministri i Rendit flet edhe për ndryshimet në polici, situatën e kriminalitetit në vend, dhe arsyet pse profesionistët e policisë dëmtohen nga politika.
“Kjo është një ngjarje, e cila rrodhi brenda një harku kohor prej 8 orësh. Megjithatë, dinamika që ndoqi zhvillimin e saj ka qenë pothuajse e jashtëzakonshme. Kur nuk kisha më shumë se një javë që isha emëruar në detyrën e Ministrit, nga Ambasada Greke u njoftuam se një shtetas shqiptar, refugjat në Greqi kishte rrëmbyer një autobus të linjave lokale të Selanikut dhe ishte nisur në drejtim të kufirit, për t’u futur në tokën shqiptare. Nga pala Greke u informuam se, fillimisht pengmarrësi kishte kërkuar një shumë të caktuar të hollash, të cilat i ishin dhënë, por më pas nuk kishte pranuar t’i lironte pengjet. Veç kësaj, kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë pengjet, nëse do të pengohej për të ardhur në Shqipëri.
Për të mos u zgjatur, sepse përshkrimin e kësaj ngjarje e kanë bërë në mënyrë mjaft të hollësishme media shqiptare dhe ajo greke, në filluam menjëherë punën për organizimin dhe programimin hap pas hapi të aksionit, punë kjo e cila ndër të tjera vështirësohej edhe nga disa faktorë, siç ishin: faktori surprizë ( u njoftuam kur autobusi me pengje ndodhej rreth 40 minuta larg kufirit); policia shqiptare nuk kishte asnjë përvojë pune për të tilla raste ( në atë kohë, në vendin tonë kishim 24 raste të pengmarrjeve, të cilat për një periudhë të gjatë kohe nuk ishin zbuluar) ; për rastin në fjalë ishim krejtësisht të painformuar. Nuk dinim cili ishte pengmarrësi, cilat ishin motivet që e kishin shtyrë në këtë veprim dhe mbi të gjitha, cili ishte qëllimi fundor i tij. Po ashtu, në atë kohë, Policia Shqiptare nuk dispononte as minimumin e nevojshëm të logjistikës që nevojitet në raste të kësaj natyre.
Pengmarrësi, i ndjeri F. Pisli vinte nga një familje e nderuar matjane. Vetë Flamuri nuk kishte asnjë precedent penal, as në Shqipëri e as në Greqi, ku kishte një periudhë të gjatë që punonte dhe jetonte. U bënë shumë përpjekje përmes negociatave, ku u përfshiva dhe unë, si edhe familja e tij nga Burreli, për ta bindur të lironte pengjet dhe duke i premtuar se do ta ndihmonim që të dilte e drejta e tij. Por çdo gjë rezultoi e kotë. Vazhdimisht kërkonte të lejohej të vazhdonte rrugën dhe kërcënonte se do të hidhte në erë autobusin. Qëllimi i tij ishte të shkonte në Tiranë dhe të hynte në ambasadën Greke. Për këtë arsye, vendosëm ta ndalojmë në një vend dhe një pozicion që u gjykua se ishte më i favorshëm për të vepruar pa shkaktuar asnjë lëndim“, shprehet ai.
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk…………
Z.Spartak Poçi ju kujtoj se kur ishit minister emeruat ne detyra te rendesishme bandite si puna e Sokol çeles ne Pogradec dhe Korçe qe ishin te mrojtur nga ju ,besoj se drejtesia vonon por nuk mungon
O Tahir merr shembull fjalorin ( “i ndjeri F. Pisli”) dhe shpjegimet që të bindin se ishte gjëja e vetme që mund të bëhej ishte neutralizimi i pengmarrësit.
Jo duke thënë u vu drejtësi, sepse drejtësia nuk e kish dënuar me vdekje Pislin. Fjalët kanë një kuptim, por Tahiri ndoshta duhet të marrë trajnim komunikimi me publikun.
Turp kur ministri i rendit e di veten sherif apo më keq kapedan çete të fortësh.
Shpifesit Berishiane sajojne faje sote ….ku ishin per tete vjet qe nuk i zbardhen, dava mashtruesish.
Si ngjarje dhe situata e krijuar jane te rrezikshme dhe ne çfaredo lloj menyre quhet terorizem sepse ndodh ne nje vend publik ku rrezikohen jete njerezish,u eshte privuar liria personave qe ndodheshin ne autobus,jane rrembyer vlera materiale pasuri e tjeter kujt,forcave te rendit publik u eshte diktuar nje situate e jashtezakonshme ku per ndjekjen dhe ndalimin e nje teroristi me forma e mjete luftarake vihet ne rrezik jeta e tyre dhe e njerezve te thjeshte qe ndodhen ne ate teren ne teeritorin grek dhe shqiptar.Edhe sikur kjo ngjarje te mos kerkonte angazhimin e forcave policore ne vendet demokratike e çdo sistem trajtohet si veper kriminale.Fakti qe ky person nuk eshte bindur ne te dy teritoret ndaj negocimit ose thjesht qenia perballe forcave policore bile i armatosur i detyron forcat ne operacion te bejne te pamundur kete rrezik pra te azgjesojne si objekt me rrezikshmeri te larte.Lind pyetja se çfare ka bere deri me sot familja e tij a ka kerkuar si pale e demtuar neper institucionet e drejtesise te drejten?PD-ja eshte vene ne mbrojtje te tij teresisht dhe kete rast e quaj dhe e analizoj si te vetmin vihet ne anen e nje personi qe ka kryer nje akt terrori kur para 23 qershorit 2013 kishte pushtetin dhe sot akoma ka ne dore drejtesine nepermjet falangave te veta.PD-ja ne kete rast mund ta shpalle deshmor e hero te demokracise dhe mundet ti marin eshterat e ti vendosin ne krah te Ahmet Zogut sepse kjo i shkon llogjikes se saj dhe si te tille ajo mundet te godase vehten e vet kur 4 njerez te ndershem me duar ne xhepa ( e vetmja veper penale e tyre ne bulevard) qe shkojne ne proteste qe kerkojne pune e buke per femijet e tyre angazhojne grupe zjarri me arme me volum te madh zjarri dhe i vret para zyres se Kryeministrit.A duhet te quhet e te trajtohet si terorizem shteteror(kryhet nga njesite ushtarake dhe me urdher te pushtetit) kjo si ngjarje? Njekohesisht shikojne tere shqiptaret ne mes te dites e ne mes te parlamentit shqiptar kur Kryeministri i tere shqiptareve dhe i atyre qe vegjetojne ne barkun e nenes kur ai u drejtohet se:-po te doni dilni prape se fatin e tyre kini!Ky fenomen ndodh vetem ne shtetin e ri qe eshte ngritur mbi siperfaqen e shtetit shqiptar dhe sot quhet me emer tjeter Albanistan dhe ky shtet u themelua prej Berishes drejtohet prej tij akoma deri sa do te hapen akoma varre dhe kur aty te shkeputet nje teresi e madhe tokesore kur shqiptaret te lene vetem 2 m2 vend e ta quajne shteti berishistan pra varri i tij. Nj e parti serioze si e quajne vehten PD-ja nje ngjarje te 1999 es te dalesh ne 2014-en e te akuzosh nje drejtues policie eshte vetem çmenduri dhe vetvrasje por turpi i ka zene dhe le ta gezujne.Duke pare kete gjendje politike ku ajo kercenon nepermjet bandave te saj ne sistemin e drejtesise dhe te sherbimeve informative kur tere bota nepermjet perfaqesuesve diplomatike eshte teper e shqetesuar eshte urgjence kombetare shperberja organizimi i tere sistemit gjyqesor dhe venia para ligjit te ketyre bandave,rishikimi i tere proceseve gjyqesore qe mbas 1991-it dhe pastaj i atyre te para 1991-it pra me krimet e sistemit te kaluar.Eshte urgjente qe shtetasi i Berishistanit te perjashtohet nga Parlamenti shqiptar sepse çdo dite po destabilizon vendin dhe perben rrezik kombetar ose per ndryshe i takon vete popullit te ndermare inisiative popullore e ti kerkoje Parlamentit nje akt te tille.Kjo do te sillte dhe qetesimin e tere klimes politike ne vendin tone.Jane versulur si te marrosur shume syrreshe pse femijet ne Permet kane shkuar ne varreza dhe nderojne me grusht te renet e luftes dhe ky qenka krim per shqiperine.Duke jetuar ne perendim mora pjese ne ceremonine e pervjetorit te fitores mbi fashizmin dhe pjesmarresit e nderit ishin ata qe kane luftuar ne fronte te ndryshme dhe te tere ngriten grushtin dhe nderuan flamurin dhe balle perballe shokeve qe prehen ne qetesine e perhereshme.Si shqiptar ktheva koken ande e ketej po nuk pashe asnje lloj nderimi tjeter.Ne mbremje ndoqa lajmet kryesore dhe pashe festimet emocionuese ne France,Belgjike Gjermani,Rusi,Spanje qe i njejti nderim behej nga veteranet.Mendova dhe pyes pse djalli shqiptar ben te kunderten? Ndoshta koha do ta tregoje e shpjegoje kete fenomen por le ta leme ate te vije naturshem dhe ne te meremi me punen per rritjen e mireqenies se familjeve tona dhe larg te liges dhe ne kete aspekt do ti lutesha medias sepse ajo eshte ne krahun e lirise qe te mos merret me shembelltyren e erresires por te ndriçoje rrugen e te ardhmes.
z Spartak kerkon te “sqaroj” ngjarjen po ngaterohet keq ne fillim thote se nuk dinim qellimin final te rrembyesit dhe pastaj thote do te shkonte ne ambasaden greke ne Tirane. Z spartak je po aq pergjegjes sa edhe egzekutori Didi per ato Viktima te cilat mund te ishim shmangur pasi rrembuesi do ti kishte cuar ne fshatin e lindjes se tij ku ai ndjehej i sigurte dhe krenar pasi do te kishte ne nje fare menyre kompesuar fyerjen qe i ishte bere nga ish punedhenesi i tij polic si edhe nga policia e shteti Grek po ai nuk dinte se shteti i tij dhe policia shqiptare do te ishin egzekutoret e tij. Tani pasi e vrate mos hidhni balte mbi te duke shpikur djallezira qe do te rezikohej ambasada greke. Cfare beri qeveria shqiptare me pas per te dhe per mijera e mijera shqipetare qe dhunohe e kriminalizohen ne Greqi e gjetke, heshtni katila se paku heshtni. Ju nuk ini politikane ju ini kriminele e hajdute qe luftoni vetem per kolltuqe se po te ishit polikane me te tilla ngjarje do te duhej te kerkonit falje dhe te ipnit doreheqje.