Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit në Fier

19 Maj 2014, 20:39Kronika TEMA
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit në Fier

Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ildi Hoxha, 21 vjeç, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Agron Ymeraj.

I dyshuari po tentonte të udhëtonte drejt Italisë.

21-vjeçari është shoku i ngushtë i shtetasit Eni Veshi, 24 vjeç, i cili është djali i Koli Veshit, që është vrarë në vitin 2011 nga djemte e biznesmenit Ymeraj.

Policia dyshon se Ildi Hoxha dhe Eni Veshi mund ta kenë kryer bashkë vrasjen.

Një ditë më parë, burimet treguan se kamerat e sigurisë të një lokali aty pranë kanë fiksuar një djalë të ri, të gjatë, me një xhup me kapuç, i cili ka vepruar brenda pak sekondash.

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe shpejtësisë në veprim të vrasësit, filmimi nuk ka ndihmuar dot në krijimin e identikitit të saktë të autorit.

Biznesmeni i pajisjeve hidrosanitare u qëllua për vdekje mëngjesin e së premtes, pak metra larg shtëpisë së tij, në parkingun e automjeteve.

Autori priti sa Ymeraj hipi në automjet për ta qëlluar me breshëri.

Dyshohet se shkak i vrasjes të jetë hakmarrja, pasi djemtë e viktimës u akuzuan dhe më pas u lanë të lirë për vrasjen e inxhinierit fierak Koli Veshi, në vitin 2011.

5 komente në “Arrestohet i dyshuari për vrasjen e biznesmenit në Fier”

  1. fieraku4u says:

    MIRE JA BENE KETIJ KERCIT KUQ NGA MALLAKASTRA PETRIT YMERIT. U BE ZGJEBJA TE VIJ NE FIER E TE BEJE SI GANGSTERR.

    KSHU ESHTE KUR BENE TRIMIN DHE GANGSTERRIN. SA PER 2 DJEMT E KETIJ PETRIT YMERAJ, ESHTE THJESHT CESHTJE KOHE, QE EDHE KETA TE MARRIN RRUGEN E BABAIT.

    1. Rodrigo says:

      ok te kuptoj qe si cdo kush shpreh mllef ndaj keqberesve por fakti qe permend etiketime te tilla ndaj mallakastroteve do te thote qe ke pesuar nje abuzim dhe frustrim prej vitesh nga ata…

  2. mallakastrioti says:

    fieraku4u e para e ka agron emrin ai…dhe e dyta mos i shaj mallakstriotet se dhe ata shqiptar jane dhe e treta nuk besoj se nje lal eshte shume trim dhe me i mire se te tjeret dhe e katerta dhe fieri nje fshat i madh eshte sic eshte gjithe shqiperia…

  3. moza says:

    Elita parlamentare duhet te punoje per te ndryshuar ligjet ne fushen e vrasjeve. Si mundet ti thuash nje qytetari te nderuar vrases , qe eshte detyruar nga barbonet per te kryer vrasjen, por kurrsesi nuk eshte shkaku i vrasjes. Ne nje vrasje fajtor duhet te shpallet ai qe krijon shkakun.Nje person para disa vitesh u paraqit ne zyrat e legalizimit per te legalizuar ne fakt pronen e nje emigranti ne angli dhe mbas kerkeses per regjistrim, ai e shiti si me thene per pese lek. Ketu u krijua nje konflikt qe perfundoje me ekzekutimin e mashtruesit, por ne keto rrethana ne si shoqeri do ta quajme vrases personin ne fjale apo do mbrojme dinjitetin e tij per ruajtjen e prones se tij.Konfliktin e krijoje mashtruesi dhe personi qe e vrau nuk kishte ndermend te behej vrases,por u be se u detyrua nga viktima, atehere a mund te quhet vrases nje person i till?

  4. aqif kopertoni says:

    Ti qe I thua vetes fierak vetem I tille nuk mund te jesh sepse Agroni nuk eshte kerc i kuq por fierak. E jema e Agronit eshte fierake ndersa i ati eshte vlonjat. Na thuaj ca lidhje ka Agroni me Mallakastren o koqe kandari? Respekt per vellezerit Mondi dhe Agron Ymeraj. Agronit i ndrit shpirti ne parajse. R.I.P Agron Ymeraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje