Avokati i Popullit rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve me “Hipertermi Malinje

21 Maj 2014, 13:27Kronika TEMA

Avokati  i Popullit  i ka nisur një rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë për miratimin e protokollit mjekësor, për trajtimin korrekt mjekësor të pacientëve me “Hipertermi Malinje”, në institucionet shëndetësore të vendit tonë.

Bazuar në rastin tragjik të një pacientit Denis Alimadhi ( 11 vjeç), i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale estetike në sy, të kryer nga një grup i përbashkët mjekësh shqiptaro-irlandeze, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, institucioni i Avokatit të Popullit filloi shqyrtimin e kësaj çështjeje me inisiativë, me qëllim evidentimin dhe krijimin e një praktike të mirë mjekësore që parandalon dhe trajton në mënyrë korrekte situata të krizës së “Hipertemisë Malinje”, në sallat operatore të spitaleve private dhe ato publike në Shqipëri.

Megjithëse ky rast është hetuar nga organi i prokurorisë, (procedimi penal i regjistruar me nr.5705 datë 6.12.2102, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, me pasojë vdekjen e shtetasit Denis Alimadhi), kemi vlerësuar se ishte e nevojshme të sqarohej rruga dhe protokollet mjekësore të domosdoshme që, ndiqen në këto raste nga ana e stafeve mjekësore përgjegjëse në institucionet spitalore në vend, për trajtimin e këtyre pacientëve, me qëllim parandalimin e situatave të rënda, të cilat mund të çojnë deri në vdekjen e tyre”, shkruan Avokati i Popullit.

Totozani rekomandon për , Marrjen e masave të shpejta, për hartimin dhe miratimin e një protokolli për trajtimin e pacientëve me “Hipertermi Malinje”, gjatë ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në institucionet tona shëndetësore, në vend”.

 

3 komente në “Avokati i Popullit rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve me “Hipertermi Malinje”

  1. Diaspora says:

    Tani qe me vdiq vellai mua, u kujtuat avokat, se sa e kisha te semure si krishti po i lutesha Ministrit Ilir, e s’beri asgje, as syte nuk i hodhi… shume thuhet vete per show mediatik asgje s’behet..

  2. Dream says:

    Po ky avokati e di sa e rralle eshte Hipertermia malinje? Qe duhet protokoll trajtimi kjo eshte e ditur por nuk eshte vetem kjo semundje por cdo patologji duhet te kete protokoll mjekimi. Kjo do te sjelle rritjen e cilesese se trajtimit dhe mbrojtje per mjeket nga ana ligjire

  3. another says:

    Avokati i Popullit eshte bere tani si zyra e ankimimit dhe thenia e atyre gjerave qe jane elementare –
    Pra se pari Avokati i popullit mundte shprehej nese kjo ceshtje nuk do te shkonte ne prokurori.
    E dyta – aVOKATI I Popullit duehet te marre opinionin apo sqarim ligjor te te dy paleve ne kete konflikt per te patur nje pozicionim te matur e te paanshem.
    Se treti – shprehja idiote per rekomandimet e Avokatit qe spitalet shqiptare te hartojne e miratojne sa me pare protokolle per trajtimin x apo y semundjeje apo gjendje shendetesore/komplikacioni nuk ben aspak sens. Avokati duhte te bente “qametin” pikerisht nese spitalet tona funksionokan pa prototkolle mjekimi ne rast te komplikacioneve kirurgjikale – jo te bej rekomandime pa vlere “pas berihatit”.
    Akuza e familjareve ka qene qe spitali nuk ka pasur mjekimin e duhur ne kete rast – por nuk eshte shpjeguar qe edhe me kete mjekim Hipetermia malinje (si nje komplikacion i rralle) ka vdekshmeri teper te larte.
    Se fundi ajo qe Avokati duhet te kekroje eshte qe pacientet dhe familjaret te kerkojne sa me shume informacion per cdo mjekim apo kirurgji nga mjeket dhe te japin konsentin e tyre ligjor me shkrim vetem nese jane sqaruar plotesisht per komplikacionet dhe efektet dytesore te mjekimit.
    Me fjale te tjera pacientet duhet te kuptojne qe eshte pergjegjesia e tyre qe te edukohen dhe te marrin informacionin maksimal para cdo nderhyrjeje mjekesore dhe asnje mjeke ne bote nuk mund te trajtoje apo opedroje tek ta pa dhene pacienti konsent per proceduroen mjekesore. Mundesia e neglizhences profesionale eshte dicka qe i takon gjykates ta vendose dhe ketu dalim tek rroli i madh qe kane mjeket ligjor ne te gjitha rastet e vdekjeve te diskutueshme/ te dyshimta qe ndodhin ne spitale. Eshte ne te miren e Spitaleve qe te kenete qarte detyrimin ligjor qe cdo ceshjtee dyshimte mjeko-ligjore te trajtohet si e tille nga spitali – pamvaresisht nga deshirat e familjareve per te mos lejuar autopsine e te afermeve.
    Ne rastin konkret – me ato qe jane publikuar ne shtyp – duket se ka nje pergjegjesi te administrates se spitaleve tona qe nuk e kishin kete mjekim dhe as nuk njihnin rendesine e ketij mjekimi per trajtimin e Hipertermise Malinjene si komplikacion kirurgjikal.
    Baltosja e mejekeve te huaj pastaj eshte nje idiotesi dhe pafytyresi e qellimshme dhe me te gjithan gjasat per aresye financiare/kompensimi. Mjeket e huaj nuk mund ta imagjinojne qe sallaty kirurgjikale TE MOS KENE gjithe mjekimet e nebojshme anestetike per te trajtuar komplikcaione te tilla. Se fundi edhe me mjekimin me Dantrolene femija mund te vdiste – dhe nese prinderit e femijes jane informaur dhe kane nenshkruar pelqimin e tyre per operim – ceshtja duhet pare thjesht si komplikacion tragjik fatal qe per fat te keq mund te ndoh ne cdo rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje