Në supermasa sigurie nga policia, Jetmir Llani është përballur dje në sallën e gjyqit me vëllezërit Alban e Altin Shkreta, të akuzuar për vrasjen e djalit të tij 9- vjeçar.
Valbona Llani, bashkëshortja e Jetmirit, ka drejtuar gishtin duke identifikuar vëllezërit Shkreta si autorë të ngjarjes ku u vra djali i saj.
“Në mëngjesin e datës 5 qershor 2012, unë shkova te prindërit e mi së bashku me bashkëshortin, kunatin dhe fëmijët. Unë qëndrova te prindërit. Pas dy orësh thashë të vinin të më merrnin. Erdhi kunati. Hipëm në makinë. Endri në vendin e parë, ndërsa unë me djalin tjetër dhe me vajzën e motrës në sediljen mbrapa. Te kthesa e Adriatikut, ka thënë Muharremi “na vranë”. Unë pashë Altin Shkretën. Ishte vetë i tretë. Altinin e njihja mirë pasi ka qenë në shtëpinë tonë disa herë”, citohet ajo në gazetën Panorama.
Për shkak të hasmërisë mes dy familjeve dhe faktit se Llani është i paraburgosur si i dyshuar për vrasjen e Arian Shkretës dhe plagosjen e Leli Shkretës, gjatë gjithë dëshmisë së tij kanë qëndruar të palëvizur pesë punonjës policie.
Ndërkohë Alban Shkreta ka pranuar fajësinë duke këmbëngulur se ishte autori i vetëm i saj.
Ne se nu vendosim si ne Amerike:”Me vdekje”,perseri do te vazhdojme te vrasim femije e te pafajshem. Vendosni ne lodin tone penal “ME VDEKJE!”
Genjeshter deshmitari sduhet te rendoje as te vdekurit as te gjallet. A mundesh ndergjegja duhet te jeté e paster si mund te jetosh me kte peshe
te vrasin ty djalin edhe te shikojme ndergjegjen tende
Ja te vrasin djalin aksidentalisht, hajt ti vrasim te gjithe pleq e djem e ti fusim ne burg te gjithe qe te kenaqesh etjen per hakmarrje!!!!!!???? A jeni ne terezi o njerez jemi me shekullin e XX. Pastaj lufto shkakun themelin e mos vazhdo tu bo keq e me shume se vetem shpirtin humb te merret me burron e vet ne radhe te pare pastaj me te tjeret se edhe sto qe rreh vret e shfytzon ai bije e bija nenesh Jane. E verteta vonon Por del ne shesh
Ok esht e dhimbshme Por sipas teje cfare te besh, hajt ti vrasim me pleq djem ti fusim te gjidhe ne burg per te kenaqur etjen hakmarrese te kafsheve!!!??? O njetez jemi ne shekullin e XX a jeni ne terezi? Nqs do te drejten ta kapi problemi ne themel jo ti veje akoma tulla super… Te merret me at burren e vet se edhe ato qe shan shfrytzon vret djem dhe vajza nenash … Ju lutem posto komentin