SHKB arreston dy policë, kaluan një shtetas pa u regjistruar në sistemin TIMS

21 Maj 2014, 12:18Kronika TEMA

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Korçës ka prangosur dy punonjës të policisë kufitare të Kapshticës, pasi akuzohen se kanë kaluar një shtetas pa u kontrolluar në sistemin TIMS.

Të arrestuarit janë Rexhep Lushka dhe Trifon Ocka.

Bashkë me ta në pranga ka rënë edhe shtetasi Mondi Agolli.

“Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi proaktiv dymujor me metoda speciale të hetimit, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Ushtrimit i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259, 298/2, 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Punonjësit e policisë Trifon Ocka dhe Rexhep Lushka në bashkëpunim me shtetasin Mondi Agolli në mënyrë të kundraligjshme kanë kaluar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në drejtim të territorit grek shtetasin me inicialet R. Z.

Kalimi i tij është kryer pa u rregjistruar në sistemin TIMS, në kundërshtim me Ligjin e Policisë Kufitare dhe Proçedurave Standarde kundrejt shpërblimit në vlera monetare,” thuhet në njoftimin zyrtar.

3 komente në “SHKB arreston dy policë, kaluan një shtetas pa u regjistruar në sistemin TIMS”

  1. ziko says:

    po pse s’iku me avion ky…kishin ngel te gjithe rehat tani

  2. POLISI says:

    Samir ukan ba tani sikur kandryshun pak poata te kapshtices kan qen mahajdutet…

  3. aldo says:

    Hetim proaktiv 2 mujor me metoda speciale te hetimit?!! WTF kjo qenka polici. :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje