Asgjësohen 1500 rrënjë cannabis sattiva në rrethinat e Vlorës.
Operacioni u krye nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe 2 grupe të FNSH-së Fier.
Kontrollet u ushtruan në territorin e fshatrave Treblovë dhe Penkovë, ku u identifikuan 26 parcela të kultivuara me bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, si dhe buzë lumenjve dhe përrenjve të kësaj zone.
Nga strukturat e policisë është bërë asgjësimi i bimëve të kultivuara, rreth 1.500 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve.
Kontrollet e strukturave të policisë pasuan urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi, të pak ditëve më parë, për monitorimin e plotë të të gjithë territorit.