Ministrja britanike-Tahirit: Ju asistojmë me ekspertizë për Byronë Kombëtare të Hetimit

21 Maj 2014, 13:36Kronika TEMA

Ministrja britanike për Trafikun e Qenieve Njerëzore dhe Krimin e Organizuar Karen Bradley u shpeh e gatshme të ofrojë asistencë dhe ekspertizën e kualifikuar për Byronë Kombëtare të Hetimit, një organizëm që do të hetojë krimet e rënda dhe korrupsionin në nivele të larta në Shqipëri.

Ndima u ofrua gjatë takimit që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pati me ministren e Mbretërisë së Bashkuar,

Gjatë bisedës palët shprehën domosdoshmërinë për një bashkëveprim të ngushtë dhe shkëmbim në kohë të informacionit mes 2 policive, veçanërisht në luftën kundër trafikut të qënieve njerzore.

Ministri Tahiri i konfirmoi ministres britanike angazhimin e qeverisë së re, për luftën pa kompromis ndaj paligjshmërisë në vend.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme i bëri të ditur gjithashtu delegacionit të nivelit të lartë nga Britania e Madhe, nismat për ndryshimet e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në  përfundimin e procesit të hartimit të një Ligji të ri për Policinë e Shtetit, që parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në takim, ku mori pjesë dhe zv/ministrja Elona Gjebrea, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, u shpreh angazhimi, për të shfrytëzuar çdo mundësi që rrit përpjekjet e përbashkëta të 2 vendeve, në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar.

 

7 komente në “Ministrja britanike-Tahirit: Ju asistojmë me ekspertizë për Byronë Kombëtare të Hetimit”

  1. riza says:

    duhet te marrim me te miren nga praktika britanike e policese! jane shembull qe duhet te ndiqen!

  2. Hektor says:

    policia qe na kishte munguar tere kto vite ?

  3. anxhela says:

    Super mbeshtetje nga Britania e domosdoshme per vendin.

    1. marina says:

      Fantastike bashkpunimi midis Shqiperise dhe Britanise. Nje bashkepunim i tille do luftoje dukeshem paligjshmerine ne vend.

      1. livia says:

        Qeveria po i kushton vemendje te madhe luftes se paligjshmerise kete po e tregon duke bashkepunuar me shtete si Britania, bravoo.

  4. Skeptik.... says:

    hahhahaa ne pamundesi per te vene nen kontroll SH.I.SH. po ngrejne nje byro qe ta kete ne varesi. zgjidhje ideale e rilindasve. qenka e vertete nuk qenkan socialista por specialista.

  5. feniks says:

    Krijojeni sa me pare BYRONE KOMBETARE TE HETIMIT,se me kete Prokuror te Pergjithshem,ushtar i Berishes,ASGJE NUK DO BEHET!!!
    Bile kjo BYRO te hetoje edhe vete LLALLEN,per SHPERDORIME TE TMERRSHME TE DETYRES!!!
    Edhe ai meriton te PLASET NE BURG!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje