Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane ekstraduan nga Shqipëria drejt Italisë 8 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol – Roma për krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në rrethana rënduese.
Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014.
Me një avion të posaçëm të autoriteteve italiane, rreth orës 11:00, u krye ekstradimi drejt Italisë, i shtetasve:
1 – Gezim Xhemal Gjini, vjeç 57, banues në Luz/Krujë. Gjykata e Udines, Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit të datës 07.09.2012, për “Shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 110, 61, Ligji 785/58 dhe 39/90. Maksimumi i dënimit: 5 vjet 2 muaj burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e policisë në Durrës më datë 07.01.2014.
2 – Eugen Enver Caushi, vjeç 29, nga Fieri. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Eugen CAUSHI, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”, parashikuar nga neni 416 i Kodit Penal dhe nenet 3 dhe 4 të Ligjit 75/58. Maksimumi i dënimit: 17 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar më datë 04.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
3 – Eder Avdulla Dorzi, vjeç 31, nga Tirana. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje për prostitucion”, parashikuar nga neni 416 i Kodit Penal dhe nenet 3 dhe 4 të Ligjit 75/58. Maksimumi i dënimit: 17 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e policisë në Tiranë më datë 03.02.2014.
4 – Rigers (Daniel) Qemal Hysa, vjeç 40, nga Burreli. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Romës, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit datë 12.06.2013, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 146, 1-2 të Kodit Penal Italian dhe nenet 3 të Ligjit 75, datë 20.02.1958, dhe 110. Maksimumi i dënimit: 21 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar më datë 11.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
5 – Dorjan Shefqet Doçi, vjeç 40, nga Tirana. Gjykata e Apelit Milano, me vendim datë 16.11.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge”, parashikuar Kodi Penal Italian. Ky shtetas është arrestuar më datë 30.01.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
6 – Ardian (Adrian) Thoma Allkanjari, vjeç 43, banues në fshatin Gradishtë, Lushnje. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, (në vijim të vendimit të Gjykatës së Apelit Milano, datë 18.12.2007, definitiv më datë 07.05.2008), për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje“, dënuar me 9 vjet 11 muaj burg, bazuar në nenet 575, 577 të Kodit Penal Italian dhe nenin 4 të Ligjit 110/75. Ky shtetas është arrestuar më datë 12.02.2014, nga Komisariati i Policisë Lushnjë.
7 – Mikelo Agim Kararaj, i regjistruar me gjeneralitetet e Daniel Lika, vjeç 28, nga Patosi, Fier. Gjykata e Milanos, ka lëshuar ndaj shtetasit Mikelo KARARAJ, Urdhërin e Arrestit datë 27.01.2014, për veprën penale të “Organizatë kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni, trafik droge”, vepra penale të parashikuara nga neni 416 i Kodit Penal Italian, dhe nenet 3 dhe 4, të Ligjit 75/58, nenet 73 dhe 80 të Ligjit 309/90, neni 56 i Kodit Penal Italian. Maksimumi i dënimit: 30 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 03.02.2014.
8 – Arlind Nuredin Allasufi, vjeç 32, banues në Kavajë. Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës në Padova, ka lëshuar më datë 21.11.2007, Urdhër–burgimin, nr. 1213/ 2007 RES, pasi duhet të shlyejë dënimin prej 16 vjet e 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”. Ky shtetas është arrestuar më datë 17.02.2014, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
E shef cfare qeverie e mire eshte kjo, i con njerezit per ekskursion jashte shtetit. Do i maj Italjoni me buke e me shpi deri sa te plaken.
Po te duken te mire ty keta njerez ?pse nuk te con ty edhe mua qeveria tek taljoni ashtu kot ??
edhe me avion vip shteteror po i marrin..jo dokudo.
E moj demokraci te pifsha dolline !!!
Po ku i cojne keta “karafila” ??!!
Keta jane te gjithe per tu derguar ne shtetin e ri islamik, ne arabie. Dhe denimin jua bejne ata sipas ligjive te sarise, sepse menyra sesi jetojne dhe sillen (mentaliteti) eshte e till. Prej andej eshte prejardhja e “arjaneve”, ashtu sillen dhe te till menyre jetese duan te instalojne ne perendim.
po pse cfare mendon ti , te vrasesh dhe te jetosh i lire ne nje vend tjeter , vetem me trapin SALI ndodhte kjo gje.
Po ai “bisnesmen” QIMJA ja hodhi edhe kesaj rradhe ?????