Lajmi për sekuestrimin e 782 kg hashash në Itali, i rremë. Është kapur në vitin 2011

21 Maj 2014, 18:28Kronika TEMA

Ministria e Brendshme reagoi pas lajmeve për sekuestrimin e një sasie prej 782 kilogramë hashash në Itali.

Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është i vërtetë.

“Lidhur me lajmin e raportuar në media, për sekuestrimin e një sasie prej 782 kg marijuanë në Itali ditët e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit, informon se nuk ka asnjë të vërtetë në të”, thuhet në njoftimin e MB-së.

“Drejtoria Qendrore e Shërbimeve të Antidrogës në Itali konfirmon se sekuestrimi i lëndës narkotike prej 782 kg, është kryer në datat 1 dhe 3 korrik 2011.

Autoritetet e Guardia di Finanza të Firences, kryen në datë 20 Maj 2014 arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë në Romë, Chiavari (Genova), Fano (Pesaro), Fermo e Ascoli Piceno, për trafikimin e kësaj sasie të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton që droga e përmendur ta ketë prejardhjen nga Shqipëria, por e trafikuar në vitin 2011,” përfundon njoftimi.

3 komente në “Lajmi për sekuestrimin e 782 kg hashash në Itali, i rremë. Është kapur në vitin 2011”

  1. robert says:

    Me 2011 nuk ka pasur qeveri te droges.Lajmi per Zeniskobar eshte i pavertete. Italianet genjejne.

  2. maloku lozonjar incestual says:

    Rama ik! Ooops, qenka droga e Lul-it hollandez dhe Kulishit serb. Ahmet Zogu i kurves, malokeria = qeneria

  3. bravo says:

    Ca behet keshtu???? Mediat prane ish-kryeministrit dezinformojne publikun dhe asnje nuk mban pergjegjesi per lajme te rreme???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje