Plagos me thikë burrin, arrestohet 25-vjeçarja

26 Maj 2014, 09:23Kronika TEMA

Një 25-vjeçare është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pasditen e djeshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Vanesa Aliraj. Mësohet se 25-vjeçarja Aliraj ka qenë në një piceri bashkë me burrin e saj 27 vjeç, kur e ka goditur një herë me thikë në trup, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.

27-vjeçari i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Autorja e dyshuar e kësaj ngjarjeje, Vanesa Aliraj është kapur menjëherë pas ngjarjes, në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariati të Policisë Durrës, së bashku me mjetin e krimit.

2 komente në “Plagos me thikë burrin, arrestohet 25-vjeçarja”

  1. Gezimi says:

    Nje ngjarje e zakonshme ne Shqiperine e shekullit te 21! Fatkeqesisht, kjo tregon dhe nje here se rruga drejt civilizimit per ne shqiptaret do jete shume e gjate dhe e mundimshme!

  2. Toni says:

    Ktheni denimin me vdekje se nuk do I leme leket e taksapaguesve per te mbajtur me buke monstrat e shumta qe pjell ky popull injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje