Ditën e hënë fillon monitorimi i territorit të vendit me avionë të posaçëm, që do të vihet në dispozicion nga Policia Italiane.
Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të premten u zhvillua një takim ndërmjet funskionarëve të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Italiane, gjatë të cilit u diskutuan hapat që do të ndërmerren në bazë të protokollit të bashkëpunimit nënshkuar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane për monitorimin e territorit të vendit me avionë të posaçëm, që do të vihet në dispozicion nga Policia Italiane.
Në këtë takim ishin të pranishëm Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përkatësisht Sokol Bizhga, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda si dhe Altin Qato, Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, si dhe drejtues të strukturave të luftës kundër drogës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Policnë e Shtetit.
Ndërkohë delegacioni italian përbëhej nga Funksionari i Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, përgjegjës për implementimin e operacioneve të fluturimit, Funksionarë të Guardia di Finanza, po ashtu dhe drejtues të Misonit Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri.
Në fokus të këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve të monitorimit të territorit përmes avionit të posaçëm vënë në dispozicion nga Policia Italiane, masat për kontrollin e territorit pas identifikimit të sipërfaqeve të kultivuara, me qëllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit të përbashkët për rezultatet, si dhe masat e sigurisë gjatë operacionit.
Veprimtaria për monitorimin e territorit do të fillojë ditën e hënë, ku do të nisë dhe monitorimi përmes avionit, proces i cili do të pasohet nga veprimet në terren të forcave vendore të policisë të mbështetura nga forcat speciale, me qëllim asgjësimin e sipërfaqeve të konstatuara.
Do te ishte shume negative, nqs qeveria do te
Vazhdonte me legjenden e droges .duke e lene
kete fshat te vogel ,te nxjerri muskujt si dikur me
Qeverine e droges.
Me mire von se kurre… Qeveria nuk ka asnje justifikim per te len Lazaratin jasht kontrollit te saj. Do ishte nje gabim fatal n.q. se do te vazhdonte te ndiqte ne gjurmet e qevereise paraardhese, qe per vite nga frika ose mosdashja per t’u konfliktuar me baronet e droges lejoj te krijohej miti “LAZARATI ESHTE I PAPREKSHEM”. Ligji duhet te veproj ne te kater cepat e vendit per te mos lejuar lulzimine Lazarateve te tjer.
PO shyqyr po fillon te behet dicka konkrete, se ka 8 vjet qe shkohet ne lazarat nga kto ish pushtetaret si jozefina prsh po kane shkuar per te marre perqindjen e tyre jo per te bere dicka per ta ndaluar, perkundrazi sjellin dhe kryetarin neper protesta.
Pyesni nje here Ben Blushin nese eshte dakort qe te filloje diten e hene monitorimi i policise se shtetit. Kam mendimin qe duhet ti merrni leje
zotit Dasho Alikos per te monitoruar Lazaratin. Pa lejen e tije mos beni monitorim ne Lazarat.
Merni masa e bllokoni kriminelin, sali berisha, se ka per te vene banditet e tije per te qelluar me arme avjonet, e pastaj te akuzoje qeverine, plus dhe ne drejtime te tjera, mbasi atij i punon mendja vetem si e si te krijoje turbullira.pa u arrestuar dhe cuar perpara drejtesise, sali berisha dhe zagari i tij basha,Shqiperia nuk gjen derman.
me mijera familje shqiptare jetojne ne saj te droges qe kane mbjedhur cdo vit kush fiton dhe kush humbet nga kjo ngjarje.sigurisht shteti fiton luften ndaj ketij fenomeni qe duhej bere vite me pare
komentues jeni qelbesira te peshtira…po ju shpiket nga xhelozia…