Axhenda e takimeve të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë vizitës zyrtare në Francë, është përmbyllur me një pritje të organizuar nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës, me në krye Presidentin e këtij Këshilli, Vincent Lamanda.
Naço i informoi anëtarët e këtij këshilli lidhur me problematikat e hasura në drejtim të procesit të vlerësimit të gjyqtarëve si dhe i njohu me projektin e paraqitur në lidhje me sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve, i cili sipas Ministrit Naço ka për qëllim përmirësimin e performancës së gjyqësorit në tërësi, duke promovuar cilësinë dhe efiçencën në dhënien e drejtësisë, nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale të gjyqtarit.
Duke iu referuar këtij projekti Naço vuri në dukje se sistemi i vlerësimit që synohet të përdoret është bazuar në modelin francez, dhe synon vlerësimin periodik vjetor të gjyqtarëve në kritere objektive dhe metodë të standartizuar, duke ju mundësuar atyre që të promovohen dhe të avancojnë në karrierë vetëm në sajë të meritës profesionale.
Lamanda e mbështeti këtë projekt ndërsa theksoi se vlerësimi profesional i gjyqtarëve është një element i rëndësishëm i karrierës dhe se sistemi i vetëvlerësimit të tyre, i cili do të aplikohet edhe ne Shqipëri, është një proces objektiv.
Më tej, takimet e Ministri Naço kanë vijuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit, Jean Claude Marin. Gjatë diskutimeve në këtë takim, theksi u vu mbi nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për një përgjigje efektive ndaj parandalimit të krimit, i cili sipas Ministrit Naço nuk njeh kufi.
Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Kasacionit, Jean Claude Marin, garantoi vullnetin për nisjen dhe thellimin e bashkëpunimit në ato fusha ku pala shqiptare do të kishte nevojën për ekspertizë. Me këto dy takime ka përfunduar edhe vizita zyrtare e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë se cilës ai zhvilloi disa takime me rëndësi, në kuadër të prezantimit të reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë, të cilat kanë synuar arritjen e një impakti pozitiv drejt realzimit të perspektivave evropiane të vendit tonë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare Ministri Naço u takua edhe me homologen franceze Christiane Taubira, e cila përshëndeti reformat e deritanishme si dhe garantoi mbështetjen e Francës në realizimin e objektivave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
shyqyr qe menduan qe te kemi gjyqetare franceze me ne funde dhe ilir meten ta zevendesojm me ndonje francez
Modeli fraces me i miri per sistemin e drejtesise ne vend.
Qeveria e angazhuar per te rregulluar sistemin e drejtesise ne vend.
Qeveria e bindur te ndjeke modelet e suksesit, bravooo
Fantastikeee
Në “letra”, mund të kopjoni jo vetëm sistemin francez të drejtësisë, por edhe “sistemin” e vetë Zotit…! Puna është tek zbatimi…dhe zbatuesit nuk do të jenë gjyqtarët francezë, por gjyqtarët shpellarë shqiptarë, që “nxorrën vaj” edhe Kryetarin tuaj, zoti Naço…! Po i bini anës e anës, për të mos vajtur kurrë “në qëndër”…
Shume e sakte Idealist
Ne 1945-49 komunistet vajten e moren stilin e Titos
1949-1960 stilin Stalin-Hrushov
1960-1967 periudh dalldisje, hutim i gjall.
1967-1976 stil Kinez i Maos
1976-1985 stile Turqish, Cekosllovakesh e kush dreqi e mori vesh kopen e gomereve shqiptar.
Tani komunistet shkojn ne Franc, Belgjik, Itali, Austri per te marr hua ligje, morale, borxhe etj etj.
Po mir o komunista pa din e pa iman a keni nje ide te juajen per ligje?? O truvegjel sa nje pul, po ligji francez vlen per qytetarin francez qe esht mesuar qe ne mengjes me respektin ndaj ligjit…pastaj, francezet kan derdh gjak per ket dit me revolucion. Na turperuat ore palaco pa cip.
Vertete, interesant jane keta qeveritaret tane. Kudo ku shkojne, ligji i atij vendi i duket me i mire dhe thone se do ta implementojne tek ne. Por nuk e kuptoj pse nxitohen. Gjykoj se ata duhet te vene ne te gjitha vendet e botes dhe me pas te vendosin. Sepse, kot nuk ka dale shprehja:”pyet 100 vet dhe beje si di vet.”
thuhet se do perdoret sistemi 45 per ta cuar deri ne fund se u la ne mes dhe ai francez ku i pren koken mbretit duke pat simbol marianen vajzen simbol te frences.ah me fal ti i gjykates se strasburgut kur te meren me prostiyut e drogazhinj do perdorin ate sistem qe ka smbol zhozefinen se i pelqen shum ky profesion kurse per drogen do perdorin sistemin xeni-sala dhe e fundit per tu mare me budallenj do perdorin ate sistem qe do mbaj emrin tend o i zgjuar.sbesoj se ke aq tru ti sa te kuptosh sistemet ne vite se ndonje agronom apo me kurs 6 mujor do jesh
Modeli francez per ta aplikuar Naço ne Shqiperi, si te krahasosh veren Bordeaux me rakine e Skraparit…