“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon rritje të bashkëpunimit me mekanzimat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forcim të bashkëpunimit me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe forcim të koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësim të track rekordit për statistikat në fushën e krimit të organizuar, me qëllim krijimin e një platforme të sigurt për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve”.
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço në takimin rajonal që po zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend, si dhe përfaqësues të prokurorive të vendeve të rajonit dhe BE-së. Naço theksoi se Qeveria shqiptare është në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë me qëllim realizimin e reformave me efektivitet në kohë dhe në cilësi, duke i kushtuar rëndësi rritjes së profesionalizimit si të hartuesve dhe zbatuesve të ligjit në të njëjtën kohë, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në këtë kuadër, ai shtoi se Ministria e Drejtësisë është angazhuar në drejtim të plotësimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor që normon sistemin e bashkëpunimit, duke përcaktuar rregulla dhe procedura të qarta dhe efektive, sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Referuar bashkëpunimit mes vendeve të rajonit apo më gjerë, ministri Naço theksoi se ne jemi të vetëdijshëm se krimi nuk njeh kufij, sikundër ne nuk do të tolerojmë askënd që t’i fshihet drejtësisë shqiptare, por do të intensifikojmë ndjeshëm marrëdhëniet tona dypalëshe, që të mos lejojmë që shkëlësit e ligjit brenda dhe jashtë vendit të mos ndëshkohen.
“Garantoj parnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët shqiptarë, shkelës të ligjit, që banojnë dhe punojnë në vendet e BE, e kanë marrë tashmë mesazhin se forca e zbatueshmërisë së ligjit nuk do të njohë asnjë tolerancë dhe do të veprojë njësoj për çdokënd, që ka guximin ta shkelë atë. Askush nuk do t’i fshihet drejtësisë shqiptare, për çdo vepër penale të kryer në vendet e rajonit dhe më tej. Askujt nuk do t’i lejohet të jetë mbi ligjin. Një ligj i respektueshëm nga të gjithë do të jetë motoja jonë në thellimin e reformave të ndërmarra. Kemi kërkuar dhe inkurajuar që sistemi gjyqësor, nëpërmjet vendimeve të marra të jetë në zbatim të ligjit të brendshëm dhe në respektim të: konventave europiane të ekstradimit (midis vendeve anëtarë të Këshillit të Evropës); të marrëveshjeve dypalëshe të ekstradimit të ndërsjelltë (midis Kosovës dhe Italisë); të marrëveshjes shtesë dypalëshe të Konventës për ndihmë të ndërsjelltë juridike dhe ekstradimin (me Italinë). Kjo do të risi në çdo rast besimin reciprok, në bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Në Shqipëri ka ardhur koha, që Pushteti gjyqësor, të gëzojë pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e funksioneve, por të mos “gëzojnë” pavarësinë e tyre nga ligji e kërkesat rigoroze të tij”, tha ai.
Cipe, leri llafet po fillo fut ndonje ne biruce
raqo me kë ta fillojë sipi??
me ilir metën??
apo mos e ke mëndjen tek nasipi vetë??
hec or lali se këto janë llafe politike,osht pulatik e hollë kjo!!dun me ja fut evropit se në të vërtet skan n’men me bo gjo!!
Koken koken ! Sali Berishen & Family, e te shikosh si te bjere tere allvania ne qetesi
Respekt për LSI-në,
respekt për Naçççon,
respekt për të larguarit nga LSi-ja,
respekt për të ardhurit në LSI,
respekt për ED Ramën që po bashkëpunon me LSI-në
respekt Kryeministrit të ardhshëm Ilir Meta…!
?
Sa e mire je ti Mira! Ti i dashke na pak te gjithe. Vecse me nje gje e prish. Nuk mund te vihet ne krye te Qeverise nje hajdut. Mire e ke ti Mira, por jo gjithmone i thuaj gjerat mire.