Familjarët e nënës së dy fëmijëve që u gjet pa jetë e qëlluar me armë zjarri në fshatin Prush në periferi të Tiranës më 22 maj, pretendojnë se 28 vjeçarja nuk është vetëvrarë.Elida, motra e Ana Fjollës,shprehet se ngjarja ka elementë dhe dëshmi që flasin për vrasje dhe jo vetëvrasje.
“Po ja, arma që ka qëlluar motrën time, pistoleta që me sa thotë policia mbahej pa leje, nuk është gjetur në shtëpi, është gjetur jashtë banesës, e hedhur në një kanal. Këtë e di mirë dhe policia. A ka mundësi që një njeri që kryen vetëvrasje brenda banesës që të dalë të hedhë armën në kanal e pastaj të vdesë?!Ka edhe disa dëshmitarë që ato që thotë i shoqi, i cili nuk e pranon krimin, janë kontradiktore. Ai ka pretenduar se nuk ka qenë në shtëpi, po ka dëshmitarë që e kanë parë afër banesës në këtë kohë’’, tregon e motra.
Ajo bën thirrje policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë ngjarjen plotësisht dhe të zbardhin të vërtetën.
“Dua të them se nuk jemi dakort me ato që janë thënë në media dhe policia se motra është vetëvrarë. Nuk është kjo ngjarja që ka ndodhur”, nënvizon ajo për gazetën “Panorama”.
ndoshta per policine e per prokurorin e politizuar ndodh edhe cudia e madhe qe personi mbasi ka bere vetevrasje te kete dale jashte e te kete tretur armen sipas versionit policise partike.mjer o popull cpo na ndigjojne veshet keta te bejne budalla me zore .Ngushellime familes per hubjen e njeriut te tyre te dashur.
Eshte shume e thjeshte te verifikohet nese viktima ka gjurme baruti ne doren me te cilen eshte shkrepur arma,pozicioni nga i cili eshte qelluar,distanca,..keto jane prova qe tregojne nese la qene vrasje apo vetevrasje
nuk nxjerr gje me gjurme baruti pasi vrasesi mund te kete vene pistoleten ne doren e viktimes dhe ka bere qitje dhe ja ku u gjeten dhe gjurmet e barutit tek viktima.