Ish Drejtor i Agjensisë së Kthimit të pronave, Tunxh Vatnikaj i ka kërkuar Presidentit Nishani, kthimin në punë si gjyqtar ku ka punuar para se të emërohej tek Agjencia e Kthimit te Pronave.
Vatnikaj dyshon se kthimi në punë pengohet qëllimisht prej atyre që tentuan ta penalizojnë për shkak të detyrës, në qëndrimin që ai ka mbajtur ndaj tentativës për të përfituar pronat tek Plazhi i Gjeneralit.
Në letrën publike Vatnikaj shkruan se “në cilësinë e Kryetarit të Keshillit te Larte te Drejtesise Ju kam drejtuar nje kerkese te perseritur disa here, por, asnje here nuk eshte marre ne shqyrtim pavaresisht se eshte detyrim ligjor se pari i Kryetarit te K.L.D-se i cili percakton rendin e mbledhjes dhe se dyti e vete K.L.D-se qe te dale me nje vendim cili do qofte ai vendim.
Ky eshte dhe shkaku qe po Ju drejtohem publikisht. “
Vatnikaj sqaron se është KLD ka pranuar në vitin 2008 largimin e tij tek Agejnsia e Kthimit të pronave duke i respektuar statusin e gjyqtarit.
“Ne mbledhjen e dates 28.05.2008 te Keshillit te Larte te Drejtesise bazuar ne Ligjin Nr.9877 date 18.02.2008 “Per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” me Vendimin Nr.230 date 28.05.2008 te K.L.D-se ne piken 2 te ketij Vendimi shqyrtoi kerkesen e Ministrit te Drejtesise, ne lidhje, me sherbimin prane strukturave te Ministrise se Drejtesise te Gjyqtarit Tunxh Vatnikaj si dhe, ruajtjes per kete Gjyqtar te Statusit te Gjyqtarit, duke marre parasysh edhe pelqimin e dhene nga Z.Vatnikaj ne perfundim vendosi ta pranoje kerkesen.”
Ai sqaron se pas lirimit nga kjo detyrë “u vendosa ne pamundesi Ligjore per tu kthyer ne funksionin e Gjyqtarit per shkak te ceshtjes penale te sipercituar.
Procedimi penal ndoqi rrugen gjyqesore dhe perfundimisht Gjykata e Apelit Tirane me vendimin Nr.1280 date 13.02.2013 vendosi te leje ne fuqi vendimin e pafajesise se dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare.”
Vatnikaj thotë se “rasti im eshte rasti i vetem ne Republike ku jam anetar i Konferences Gjyqesore si dhe gezoj Statusin e Gjygjtarit konform vendimit Nr.230 date 28.052008 te Keshillit te Larte te Drejtesise, dhe sipas ketij vendimi rasti im nuk kerkon gje tjeter vecse dhenien e nje ripelqimi formal nga K.L.D-ja gje te cilen po e pengoni prej nje viti e gjysem. Ju bej me dije se: nuk do ti drejtohem asnje instance gjygjesore pasi keni detyrimin ligjor te me jepni nje vendim qofte dhe shkarkimin tim ne rast se e gjeni te mbeshtetur ne ligj dhe ndaj ketij vendimi une mund te ankohem ne Gjykaten e Larte, e theksova kete se ka dhe kolege te mi te cilet kane filluar gjykime nga shkalla e pare por nuk do Ju a jap ate kenaqesi pasi rasti im Ju detyron te me paisni me vendim konform Ligjit dhe Kushtetutes.”
Kur qenka kthyer ne zyre pune mender presidenca jone?