Familjarët e Ana Fjollës: Nipi na tha se ‘mamin e vrau babi’

27 Maj 2014, 09:52Kronika TEMA

Familjarët e Ana Fjollës, 26- vjeçares që u raportua si e vetëvrarë, fajësojnë dhëndrin e tyre, Agronin si autor të krimit.

“Na thënë se ka vrarë veten. Përballë tronditjes së madhe, ne e besuam. Pavarësisht se na dukej e pabesueshme, por e pranuam fatin e keq tonin dhe ndërkohë na duhej të përgatisim dhe ceremoninë mortore. Takova Kimeten (vjehrra e vajzës) dhe qante me ulërima më shumë sesa unë. Erdhi dhe qau edhe në shtëpinë timë. Ajo më tregoi se në momentin që kishte dalë Agroni nga shtëpia, Ana e kishte përqafuar dhe më pas kishte hyrë në dhomën e gjumit dhe kishte vrarë veten. Ajo kishte dëgjuar një krismë si të mbytur, por nuk kishte mundur të hapte derën. Kështu na tregoi ajo. Madje, më pas, sipas saj, kur është hapur dera dhe kanë hyrë njerëzit në dhomë, ajo e ka marrë vajzën në krahë dhe më tha: E mbajta në krahët e mi”.

E ëma e Ana Fjollës rrëfen se ndonëse kishin dyshime, nipi ua ka përforcuar edhe më shumë.

“Na tha se mamin e kishte vrarë babi. Madje djali tregoi se ‘babi goditi me shqelm edhe nënën dhe më pas iku”. E kemi marrë edhe sot bashkë me vajzën, por djali nuk hap zë më. Nuk ka folur me askënd që kur ka aradhur! Në të vërtetë, pasi na tregoi djali, u kujtuam se vjehrra e vajzës, kur erdhi në shtëpinë tonë çalonte”, ka rrëfyer Bukurije Hima për Shekullin.

4 komente në “Familjarët e Ana Fjollës: Nipi na tha se ‘mamin e vrau babi’”

  1. tironsi says:

    katnar e malok pa fund fare e keqe dun shekuj me u bo njerez dru me pre e lumjon hesapi e kot me fol kafsha su boka njeri .

  2. LORA says:

    Cfare denimi mund te kete per nje moster qe i le femijet pa Nene??????
    VETEM ME VDEKJE.

  3. elinor says:

    Plake shtrige! Ne vend qe ta denoncoje bebushin e saj 30 vjecar ne hetuesi i mbulon edhe krimin. Normal se mamacka ia gjeti nusen, me porosi te mamackes u bene edhe femijet….natyrisht qe nusja ishte skllavja e shtepise, kafsheza shtepiake e mamackes. Bebushi nuk ishte gati per nuse; mamacka po!
    Po ata femije te mjere a te dhimbsen ndopak moj bushter plakarruqe?!

  4. ARBEN says:

    Kjo eshte shoqeria demokratike qe kerkuam. Poshte regjimi i Enver Hoxhes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje