Në fakt, çdo dizenjim dhe çdo dizenjator, që do që në këtë moment të rëndësishëm të Shqipërisë tonë, në kuadër të vendimmarrjes historike për marrjen e statusit të vendit kandidat po mundohet me forma nga më të ndryshmet, që ta prishi këtë moment të rëndësishëm të Shqipërisë.
Megjithatë, ndoshta është momenti për të ripërsëritur atë, që Kryeministri ju tha para një jave.
“Ne nuk jemi këtu për t’ju akuzuar ju, për gjithçka po bëni për të dëmtuar momentin e rëndësishëm të vendimmarrjes për statusin e vendit kandidat. Jemi të bindur, që të gjitha reformat që ka ndërmarrë qeveria, janë reformat e duhura për të garantuar atë vendimmarrje pozitive”.
Dhe besoj se edhe kësaj jave Shqipëria mori një lajm të mirë edhe nga një vend tjetër i rëndësishëm, sikurse është Holanda, që reformat e ndërmarra nga qeveria, po e afrojnë Shqipërinë gjithmonë e më shumë me Bashkimin Evropian.
Lidhur me sulmet kundër deputetëve dhe akuzimin, që të gjithë shqiptarët e dinë, që gjoja këto sulme apo këto konflikte, vinë me urdhër.
Modeli i sulmeve me urdhër ka marrë fund më 23 qershor!
Në këtë foltore të Kuvendit, në korrik të vitit 2008, unë personalisht jam sulmuar duke folur me urdhër të atij, që ke aty ngjitur.
I bëri thirrje deputetëve të vetë, që “sulmoheni këtë njëri”.
Pak muaj më parë në këtë sallë, u bëri thirrje, “o burra mblidhuni, mbroni dinjitetin tuaj se ju ka fyer një deputet tjetër i mazhorancës.”
Të paktën një gjë duhet ta dini, modeli juaj i urdhrave politik edhe për konflikte personale, ka mbaruar më 23 qershor.
Sepse politikani i konfliktit, më 23 qershor u largua përfundimisht dhe nuk mund të kthehet më.
Meqë je në sallë sot, Sali Berisha ta them, “po lëre rehat këtë vend se mjaft e more në qafë. Sa herë vinë momente të rëndësishme për Shqipërinë tonë, ti bën gjithçka mundesh për të prishur gjithçka. Lëre rehat këtë vend, pse i je qepur këtij vendi kaq keq”?
I erdhi Rambuje, o burra ta prishim!
Sa herë vinë momente të rëndësishme, ti Sali mundohesh ti prishësh punë këtij vendi.
Po lëre rehat këtë vend!
Ke 23 vjet, që i je qepur këtij vendi sikur të ishe, njëriu që e urren më shuam këtë vend. Unë shpresoj, që jo se je shqiptar por të paktën lëre këtë vend rehat.
Për ty zonjë, që u shprehe se paskemi emëruar ne Drejtorët e Antikontrabandës të lidhur me krimin, fjalë për fjalë atë, që the.
Atëherë, të dashur qytetarë shqiptarë, Drejtori i Përgjithshëm i Antikontrabandës është ish badigardi i zonjës Topalli dhe dhëndër familjar i zonjës Topalli.
Tani, më fal, nëse unë mashtroj, Marian Laca ka qenë oficer i sigurisë tënde si Kryetare e Parlamentit deri në vitin 2007.
Ka qenë Drejtori i Shërbimit të Policisë Rrugore deri në vitin 2013 dhe është sot përgjegjës për antikontrabandën edhe si demokrat po deshe.
Sepse modeli jonë është modeli i bashkëjetesës nëpërmjet socialistëve të mire dhe demokratëve të mirë. Dakord? Hë pra jepni përgjigje?
Tani, meqë erdhëm tek këto emërimet, te shkarkimet, tani ti marrim me radhë.
Zëdhënësja e grevës së urisë, e larguar nga puna ka hyrë në grevë urie me urdhrin tuaj. Tani unë i kam me rradhë të gjitha vërejtjet për largim nga puna, të kësaj zonjës, që nuk ja kemi bërë ne.
E para, nga zoti Thoma Miço më datë 16.06.2009, tjetri, “dhënie masë disiplinore” për zonjën Nertila Qafëzezi, 12.03.2012.
Kjo zonja, sipas drejtorit të asaj kohe, pra kur ju ishit në qeveri, zonja Nertila Qafëzezi, specialiste e DAP, sektorit të punësimit numër 2 i jepet masa disiplinore, “vërejtje me motivacion, sjellje e parregullt gjatë kohës së punës me eprorët, kolegët, me vartësin dhe publikun”, në 2012.
Ka hyrë në grevë urie se e kemi hequr ne por vërejtjet të gjitha ja keni bërë ju dhe largimin madje. Vazhdojmë, dhënie masë disiplinore tjetër, zonjës Nertila Qafëzezi i jepet masë disiplinore, “vërejtje me paralajmërim”, zonja Nertila Qafëzezi .
Tani ligjin, që e kemi miratuar bashkë ju e dini, sa vërejtje duhen për t’u larguar nga puna? Ke tjetër, tjerë vërejtje përsëri nga ju, “dhënie masë disiplinore”, përsëri 12.03.2012.
Zonja Nertila Qafëzezi, sjellje e parregullt gjatë kohës së punës, tre, jo, jo vazhdojmë se ka shumë.
Është zëdhënësja e grevës, 12.03.2012.
07.10.2013, “dhënie masë disiplinore”, përsëri nga drejtori që kishit lënë ju.
Tani vazhdojmë, përsëri “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, 5 vërejtje gjatë gjithë kohës që keni qenë ju në qeveri.
Ishte edhe një, kjo është për propozimi për punësim, domethënë, Partia Demokratike e Shqipërisë, dega Tiranë, “paraqitje kërkesë institucionet përkatëse punëdhënëse, merret në puna kjo zonja, Sekretari i degës Bujar Nishani”. Dakord?
Pra, administrata publike, depolitizimi, ndarja e pushteteve, he pra? Bujar Nishani, Sekretar i degës së Partisë Demokratike ka propozuar marrjen në punë.
Ju kërkojë ndjesë e përmenda si Sekretar i degës së Partisë Demokratike, Tiranë për kohë që ka qenë.
Tani, shkojmë prapë te një personazh tjetër përsëri i grevës së urisë, Agron Dervishi.
Ka hyrë në grevë urie ky personi sepse është hequr nga puna, ka qenë Shef i Zyrës së Ndihmës Ekonomike në Gjirokastër.
Tani ky personi, që është hequr me pa të drejtë nga puna ka vetëm një diplomë, diplomën e shkollë së mesme, gjimnaz. Vendi i punës thotë, që sipas ligjit, që kemi miratuar bashkë në 30 maj, e kërkon “ekonomist, specialist i lartë”.
Tani, më fal e kemi miratuar bashkë ky ishte me gjimnaz. Tani është në grevë urie për çfarë? Se e kanë hequr me të padrejtë nga puna, jo po se ishte me gjimnaz.
Shkojmë ke ky zotëria tjetër se ky është përsëri personi, që ka hyrë në grevë urie sepse është hequr me të padrejtë nga puna, Sokol Lukperaj i cili ishte edhe Shefi i dhënies së pensionit të invaliditetit nuk kishte bërë gjë tjetër, pensionin e invaliditetit e keni këtu e merrte të gjithë për vete.
Dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj sigurimeve shoqërore për të gjithë periudhës që ka qenë në punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit te drejtori, pensioni e merrte për vete.
Dëmi i shkaktuar rezulton 16 milion e 594 mijë e 440 lekë, tani ka hyrë në grevë urie, se është hequr, se pensioni e invaliditetit e merrte për vete, drejtori i dhënies së pensioneve të invaliditetit.
Tani, shkojmë tek ky tjetri, një grevist tjetër Leonard Strazimiri. Na jeni turrur dhe thoni që janë me vendim Gjykate, për këtë personin këtu po ju sjellim edhe vendimin e Gjykatës.
Vendim i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në emër të Republikës së Shqipërisë, “Rrëzohet padia e zotërisë në fjalë sepse shkarkimi i tij dhe largimi i tij nga detyra, rrëzim i padisë si të pa mbështetur në ligj, shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit, kundër vendimit mund të bëhet dhe ankimim”.
Kaq, tani na thoni që i kemi hequr dhe kanë fituar vendimet e Gjykatës!
Tani, ky personi përse është hequr nga puna? Të gjithë e dimë se kur ikët, ikët si ushtri pushtuese dhe e latë vendin ashtu si e latë.
Gjashtë muaj nuk merrej ndihma ekonomike, gjashtë muaj të gjitha familjet e varfra nuk u paguan.
Personi përgjegjës për mosdhënien e ndihmës ekonomike ishte ky zotëria dhe normale. Të lësh mijëra familje, pa ushqim, pa mjetet minimale të mbijetesës, çfarë do i thonim këtij?
Faleminderit, se je tek kjo lista që ka propozuar ish sekretari i degës në, se s’po ja përmend më emrin.
Pra, këto janë arsyet e vërteta të gjithë kësaj mjegullnaje, që doni të ngrini.
E mbyll fjalën time duke i thënë,” o zoti Sali, lëre të qetë këtë vend o burrë se mjaft i prishe punë”.
Te lumt goja o djal se je ilac per te semure.Shkresave nuk u shpeton dot.Pse te vjen zore te permendesh emrin e Bujar Nishanit.
po pse o balla pak bete ju kur ishit ne opozite apo i harruat?