Gjykata Kushtetuese rrëzon paditë e disa komunave dhe bashkive, të drejtuara nga përfaqësues të Partisë Demokratike, që kërkonin shfuqizimin e vendimeve të marra në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Sipas njoftimeve zyrtare nga Gjykata Kushtetuese, Bashkia Tiranë, Bashkia Krujë, Komuna Kashar, Komuna Farkë dhe Komuna “Katund i Ri” (Durrës) i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e vendimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, konkretisht vendimeve nr 1 datë 8.10.2013 dhe vendimit nr 3 datë 18.10. 2013.
Në paditë e ngritura kundër Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, pala paditëse kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet qeverisjes vendore dhe pushtetit qendror (Këshill i Ministrave/Këshilli Kombëtar i Territorit), si dhe papajtueshmëria me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore si dhe shfuqizimin si antikushtetues, si akte që bëhen shkak për lindjen e konfliktit, të: Vendimit nr.1, datë 08.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të Planit të Integruar Sektorial për Brezin Bregdetar” dhe Vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe reabilituese në zonën me rëndësi të veçantë të Kurorës së Tiranës”.
Paditësit i kërkonin Kushtetueses pezullimin e zbatimit të vendimeve nr.1, datë 08.10.2013 dhe vendimit nr.3, datë 18.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkueset si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 04.06.2014, njëzëri, gjykata vendosi rrëzimin e kërkesave.
Si mund te ndodh ndryshe me kete bashki fantazem qe kemi.
Kryetari ne SHQUP bashkia ka ngel ne dore te Ennnos
Shume mire ia kane bere jane hedhur kundra te gjitheve vetem e vetem te krijojne rremuje.
Vendimi shume i drejte nga Gjykata Kushtetuese
Sa mire ia paska bere Bashkise vetem akuza di te beje a thua se vete eshte duke bere ndonje pune te madhe.
Bravo Gjykates ka marre vendim te drejte
e paska honger Bashkia
http://bit.ly/1c32zIE
GJYKATA kUSHTETUSE po e kupton me ne funde se kjo Qeveri kerkon drejtesi dhe vetem drejtesi.
me nje fjale duan ta kontrollojne keta territorin. e aty te ngrene karakatina si ne kandahar. kane hall te babeziturit, se veç asaj qe do tu prishen , po nuk do ndertojne me si me pare. dolen te gjithe pronare plazhesh , madje edhe deti. ja edhe nje arsye me shume per te bere reformen territoriale. ndryshe do behej shqiperia si bathorja.