Droga e vitit 2012 u diskutua në parlament qysh më 15 maj

31 Maj 2014, 19:22Kronika TEMA

Në një shkresë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, dërguar ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, janë dhënë informacione paraprake se infrastruktura shtetërore mund të përdoret për trafik droge.

Më poshtë janë debatet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve të datës 15 maj, ku deputeti Erion Braçe i drejtohet deputetes Majlinda Bregu, duke i thënë se provat për drogë gjenden në letrën e SHISH, dërguar ish-ministrit të Mbrojtjes në vitin 2012.

 

Debatet

Ilir Meta – Ajo që ka ndodhur është gjëja më e mrekullueshme, janë arrestuar dy persona; po ashtu është një avion dhe një makinë atje. Kjo është një çështje që e ka prokuroria në dorë. Nëse do të kishte ikur, atëherë po.

Erion Braçe – Majlinda, na jep një provë për njëzet herët e tjera!

Ilir Meta – Mos flisni për mushkonjat, sepse njerëzit e filmuan dhe e fotografuan!

Edi Paloka – Njerëzit e kanë parë edhe herë të tjera, por janë kërcënuar.

Ilir Meta – Por nuk kanë sjellë filmime, as fotografi. Të gjithë shqiptarët kanë celular, apo jo?

Edi Paloka – Duhej bërë histori që të fillonin të filmonin.

Majlinda Bregu – Nuk është serioziteti i shtetit te celularët e qytetarëve të Divjakës, sepse po tallemi me njëri- tjetrin. Del ai të bëjë fotografi dhe ky qenka fakti. Po nuk pati fotografi, nuk paska fakte.

Erion Braçe – Majlinda, a e di se ku është prova? Është tek ajo letra e SHISH-it e vitit 2012, që e ka mbajtur ai ministri që citoni ju dhe nuk ka bërë asnjë veprim.

Majlinda Bregu – Unë nuk po citoj asnjë ministër. Cilin ministër po citoj?

Erion Braçe – Ai ministri që po hetohet si provë. Ky është muhabeti.

Majlinda Bregu – Ti e shikon që kjo është një ngjarje që ne duhet…

3 komente në “Droga e vitit 2012 u diskutua në parlament qysh më 15 maj”

  1. Majlinda Bregu says:

    ne duhet…

  2. Rebel says:

    Iliri-por nuk jane sjelle fotografi,filmime,te gjithe shqiptaret kane i-phon,dmth cimka.
    Rebeli-po provat filmike nuk quhet mor zoteri.Si nuk ke TURP dhe e gojos?

  3. lexuesi says:

    Me ben te qesh Ilir Meta kur flet (pikerisht ai !)per filmime e foto -prova !-Ja qe paskan vlere (per te tjeret)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje