Një turist çek ka vdekur mesditën e sotme në Shalë të Dukagjinit, pasi ka rënë në një greminë.
Viktima quhet David Polak, është 44 vjeç dhe ka qënë duke ecur në grup me katër turistë të tjerë kur i ka rrëshkitur këmba, raporton Ora News.
Policia e Shkodrës është nisur menjëhërë drejt fshatit Ndërlysaj, ku ka ndodhur ngjarja për të nxjerrë trupin dhe zbardhur rrethanat e rrëzimit në greminë.
Nuk është hera e parë që turistët çekë aksidentohen dhe humbasin jetën në Shqipëri.
Tre studentë çekë, dy vëllezër me mbiemrin Pavelka dhe shoqja e tyre, Tuçkova, kanë humbur pa lënë gjurmë që nga 15 shtatori i vititi 2001 dhe një tjetër turist çek humbi jetën në kanionet e Skraparit dy vjet më parë.
Ceket e shkrete sikur i ka mallkuar kush, qe sa shkelin ne shqiperi humbin jeten..Me vjen keq, per njerez te tille qe kane pasione kaq te bukura..
Eshte e çuditshme per ndodhite me turistet çeke : Perse keta jane fatkeqe ketu ne Shqiperi: Vetem turistet çeke e kane kete rrisk !!!
Kam vite qe i shkel ato zona per turizem malor. Pjesa me e madhe e te huajve qe adhurojne alpet jane ceke. Gati 70 % jane ceke. Pjesa tjeter jane amerikane dhe franceze. Psh italianet nuk parapelqejne malet por rehatin. Gjermanet vijne vetem per diellin dhe historine. Kurse ceket eshte e cuditshme por duan te shkojne vetem ne valbone dhe theth. Nuk ka asnje lidhje me ndonje teori supersticioni. Thjesht ceket jane te shumte ne ato zona
edhe une bashkohem me dy komentuesit e me siperm kaq fat I keq per ceket ne malesi apo ja ka mar dikush anen I grabisin e I hedhin nga mali po prap mendoj se vicidollasit jan te beses ste hane mas shpine
Cekia eshte ne vend qe ka fusha dhe per kete qe ata kane deshire te vizitojne vende malore dhe eshte kjo sepse ata shkojne me shumice ne Valbone e THeth.
Teori konspiracioni eshte fjala e duhur.
Mos kane ndonje siguracion te larte jete keta?
“Bie nga gremina …..”
megjitrhëse është korigjuar më vonë,rastësisht a me qëllim,ky lloj formulimi është i gabuar!!
të paktën korigjojeni!!