Ekspertiza shqiptare: Nuk e dimë nëse është zemra e Ilia Karelit

7 Qershor 2014, 11:02Kronika TEMA

Historia e Ilia Karelit, shqiptarit të torturuar për vdekje në burgjet greke, rikthehet në media, pasi ekspertiza mjeko- ligjore nuk ka përcaktuar dot nëse zemra që u soll nga Greqia i përket Karelit.

Pas lajmit shokues se Karelit i mungon zemra, prokuroria shqiptare kërkoi organin nga vendi fqinj.

Greqia bëri të ditur se kishte bërë vetë ekspertizën dhe kishte arritur në përfundimin se Kareli kishte probleme me zemrën, që mund të kenë përshpejtuar vdekjen e tij.

Por zemra që sollën në Shqipëri nuk mund të përcaktohet nëse i përket Karelit.

“Për shkak të ilaçeve dhe morfinës së përdorur në Greqi për ekspertizat, nuk është e mundur të përcaktohet ADN, kësisoj nuk mund të përcaktojmë nëse organi i zemrës, është ose jo i Ilia Karelit”, thuhet në përgjigjen që Mjekësia Ligjore i ka kthyer Prokurorisë së Fierit.

8 komente në “Ekspertiza shqiptare: Nuk e dimë nëse është zemra e Ilia Karelit”

  1. debili i Temës says:

    Përdorni, një qen për zbulimin e drogës dhe ai “do ta njohë” menjëherë, po qe zëmra e Karelit…(!)

    1. N Shabani says:

      Pu pu pu cfare shteti te felliqur qe kemi ne, nuk eshte ne gjendje te mbroje qytetaret e vet por I lejon t’ja u bejne trupin vrima vrima duke u xhvatur oranet dhe keta injorantet nuk jane ne gjendje ti diskreditojne greket qofte edhe duke kerkuar ndihmen e FBI amerikane.

  2. Papa Jani says:

    Po cprisni nga greket more te mangat. Vetem pabesine dhe thiken prapa kurizit keni gratis !

  3. Albann says:

    Barre e rende he,se mbani dot mbi supe…Race frikacakesh dhe te korruptuarish.Po te shkaterohej and- ja njeriu s eshte me njeri po ufo.Le qe jeni te paafte por dhe na turperoni me paaftesine tuaj….Imagjinoj si qeshin koleget tuaj greke me gomarllekun qe kini zgjedhur per tiu shmangur pergjegjesise.Turp ,zgjebsa.

  4. greklish says:

    Debili I TEMES mos doje te thoshje per ” qenin topeturkofagos” se ai eshte ne rolin e qenit tere diten ketu te TEMA e ke rroje , rruan Karin e zigurit mos ja ha janullatosi.

  5. Cool says:

    SA TURP, KY PO QE ESHTE SKANDAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. miri says:

    Sa te paafte qe jeni more, as nje adn nuk jeni ne gjendje te beni.
    Gjithsesi shume rendesi i dhate zemres te nje zemerkatili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje