Ekstradohen drejt Italisë 4 shtetas të kërkuar nga Interpol Roma

6 Qershor 2014, 14:01Kronika TEMA

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë katër shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Romës në Itali.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmuan se,  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane sot u bë i mundur ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i 4 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për krime të rënda si, pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje, vjedhje me armë etj.. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014.

Rreth orës 11:00, u krye ekstradimi drejt Italisë, i shtetasve: Dashamir Llesh Nikolla, vjeç 30, banues në Durrës, i shpallur nga Interpol Roma në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firences, me datë 12.10.2011 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet e 6 muaj burg (mbeten për të kryer edhe 6 vjet 5 muaj e 8 ditë), për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, Trafik lëndësh narkotike”.

Elton Balliu, vjeç 34, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit i datës 25.03.2005, për kryerjen e veprës penale të Vrasjes, Vjedhje me armë, armëmbajtje pa leje dhe duhet të vuajë dënimin prej 26 vjet burg. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës më datë 10.02.2014.

Foti (Fatos) Dashi, vjeç 49, lindur në Radostinë Vadhizë, Fier, i idenifikuar si  Foti Dashi, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhëri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, më datë 16.04.1998, duhet të vuajë dënimin prej 15 vjet 5 muaj e 17 ditë burg, për skllavërim dhe shfrytëzim prostitucioni. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 28.02.2014.

Elvis Bushi Lako, vjeç 37,  nga Fieri. Gjykata e Napolit, Itali, me vendim datë 11.03.2013, ka marrë masën e sigurisë “arrest në burg“ në ngarkim të shtetasi Elvis Lako për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale“, me qëllim shitjen dhe trafik të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të kodit penal italian dhe nenet 73 dhe 74 të Dekretit Presindencial Nr. 309/90. Ky shtetas është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier më datë 24.01.2014.

Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

4 komente në “Ekstradohen drejt Italisë 4 shtetas të kërkuar nga Interpol Roma”

  1. inf says:

    po Paro hajdutin trafikantin mikun e berishes dhe shaban tapise di gje ndonjeri e kane derguar ne Itali per droge e prostitucion
    kush di gje mund te na japi ndonji haber ta dime se ca te nenes e ca te njerkes sikur nuk shkon dreqi ta haje po ben qimja po ai gropa etj etj
    qe kerkohen dhe nuk dergohen po diti ndonjeri na nji njoftim te na i thote se Mediat nuk japin gje ,kam merak per Paro psikopatin Kryetarin e PD DEGA BELGJIKE

  2. Islam Alia says:

    Shifini surraterit, korreker shqipfoles..!! ?

  3. Drejtesi says:

    Paron ka 1 vit qe e kane ekstraduar ne rome

  4. EPS says:

    KY ERVISI E KA MERITUAR NE FAKT SE GJITHE FIERIT I KA RENE M’QAF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje