P/ligji për mbrojtjen e informatorëve që denoncojnë korrupsionin është diskutuar në një tryezë në Ministrinë e Drejtësisë në prezencë të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Bled Cuci, i cili është edhe Koordinatori Kombëtar i Luftës kundër Korrupsionit dhe zv.ministrit të Drejtësisë Idlir Peci. Drafti ligjor parashikon jo vetëm mbrojtjen por edhe shpërblimin financiar për denoncuesit e abuzimeve, qoftë kjo në sektorin publik apo privat. Përmes këtij ligji synohet që në rastet e bizneseve private të luftohet fenomeni i fshehjes së të ardhurave përmes përdorimit të dy bilanceve, njërit që paraqitet në shtet dhe tjetrit që konsiderohet si reali. Gjithashtu gjykohet se përmes draftit, do të luftohet edhe fenomeni i fshehjes së numrit real të të punësuarve, kjo për efekt të mospagesave të sigurimeve në punë.
Zv/ministri Peci theksoi se ligji nuk do mbetet në letër, por do të zhvillohet më tej duke marrë parasysh edhe mendimin e qytetarëve.
“Objekti që trajtohet në këtë pr/ligj është thelbësorë për të garantuar punonjësit e administratës. Vlerësojmë punën e bërë që në një kohë kaq të shpejtë të kemi në dorë draftin dhe për këtë duhet të falenderojmë edhe qeverinë hollandeze për konsultat.”, theksoi Peçi.
Zv/Ministri i Drejtësisë bëri të ditur edhe rrugën që do ndjekë projektligji.
“Kjo është tryeza e parë, që do të pasohet nga një dytë në korrik. Më tej, në shtator ky draft do i paraqitet Këshillit të Ministrave për miratim dhe nga aty do ti kalohet për shqyrtim Kuvendit, prandaj ju ftojë të gjithë të shfrytëzojmë sa më mirë kohën për të dhënë dhe marrë sygjerimet e nevojëshme që ligji të qasë të gjithë dhe të vi në ndihëm të të gjithëve”, përfundoi Peçi, i cili kujtoi se një ligj i ngjashëm, por jo i njëjtë ka qenë edhe vitin 2006, por që nuk ka funksionuar prandaj dhe jemi këtu.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, organizojnë takimin e parë konsultues mbi projekt-ligjin për informatorët e rasteve të korrupsionit dhe mbrojtjen e tyre.
“Qeveria shqiptare e ka kryefajë të sajën luftën ndaj korrupsionit. Ky është një ligj mjaft i rëndësishëm dhe prandaj ka nevojë për konsultime të gjera, duke i ardhur në ndihmë gjithësecilit”, theksoi Çuçi.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe njëherazo Koordiatori Kombnëtarë i luftës anti-korrupsion vlerësoi si thelbësor promovimin e pr/ligjit. “Ky pr/ligj duhet promovuar me forcë. Ligjit nuk duhet të mbetet në letër, por duhet të zbatohet plotësisht. Falenderojmë qeverinë hollandeze për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim”, përfundoi Ministri Çuçi.
Dina Siegel, Profesoreshë në të drejtën penale ekonomike dhe evropiane në Willem Pompe Institut, pranë Universitetit të Utrehtit në fjalën e saj vuri në dukje vullministria e drejtesisenetin e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë një nismë të tillë që i vjen në ndihmë luftës ndaj korrupsionit.
“Më vjen mirë që Qeveria shqiptare ndërmerrë një politik të tillë për tu përballur me korrupsionin, e cila është një sëmundje e vjetër e shoqërisë. Ne e dimë rëndësinë që ka kjo luftë dhe ndjeshmërinë e qytetarëve karshi saj, pranaj jemi këtu për t’ju ndihmuar me eksperjencën dhe njohuritë tona për këtë çështje”, tha ajo.
Mbretëria e Holandës nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë ka inciuar nismën mbështetëse dhe financiare për hartimin e një projektligji, i cili do të marrë në mbrojtje të gjitha ata punonjës të administratës, të cilët do të thyejnë heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë. Fillimin e hartimit të projekt/ligjit e përshëndetën në datën 27 Maj, gjatë një ceremonie në ambasadën holandeze, Koordinatori Kombëtar i Luftës ndaj Korrupsionit, Bledi Çuçi, zëvendës/ministri Drejtësisë, Idlir Peçi dhe kreu i BE-së në Tiranë, Clive Rumbold.
Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatori Kombëtar i Antikorrupsionit janë përgjegjës në hartimin e pr/ligjit. Ai do të hartohet me ndihmën e ekspertëve të Departamentit të Kriminalistikës në Institutin “Vilom Pompe” pranë Universitetit të Utrehtit.