Një shtetas kolumbian, i cili po tentonte të kalonte kufirin shqiptar në drejtim të Spanjës, është ndaluar mbrëmjen e 10 qershorit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, 36- vjeçar, jetonte në Tiranë në një banesë me qira.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, rezultonte që Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana kishte qenë i dënuar më përpara për trafik kokaine.
“Më datë 10.06.2014, ora 21.30, u ndalua me iniciativë shtetasi Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana, 36 vjec, lindur në Kolumbi dhe banues në Spanjë, sepse më datë 10.06.12014, u kap në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar në drejtim të Spanjës.
Ai është i dyshuar për trafik lëndësh narkotike të llojit kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit te narkotikeve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/2 & 22 të K.P”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ketu e dhjesin keta cifutat tane .tjetrin po se kape me presh ne dor lere jo dyshojm jo sdyshojm.po behen dhe kta te tanet si greket qe per nje dhaf goje te fusin brenda
ahaha…hajde polici hajde.e ca pastaj se ka qene i denuar?po ju kapet gje,keni ndo1 prove,apo kot rrasni tjetrin mrena,se mendoni qe trafikonte kokaine?e mbetur ne tentative ,dmth qe ai ka pas drogen me vete dhe ju e kapet pa kaluar kufirin.kapet gje ju,apo thjeshte doni te dilni ne lajme?
Shume pa kuptim.A kish gjo me vete? Jo.Atehere dueht me e arrestu per dyshim? Gallate shqiptare…
Gallatë “drejtësie” shqiptare… Ata që “dyshohen”, futen në burg, ata që kapen “me presh në dorë”, i nderojmë me grusht dhe i lëmë të kalojnë…!
Eshte arrestuar vetem se eshte nga Colubia po sikur te jesh nga lazarati a ka ndonje ndryshim