Një ditë pas akuzës së Partisë Demokratike se në Avokaturën e Shtetit janë emëruar njerëz me probleme me drejtësinë, ka ardhur urdhri i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për ushtrim kontrolli në këtë Institucion. Urdhri i ministrit të Drejtësisë për kontroll ka të bëjë me verifikimin e procedurave dhe kritereve të zbatuara në emërimet dhe lirimet e punonjësve nga detyra. Kontrolli i urdhëruar nga ministri Naço do të jetë për periudhën e Qeverisë Rama, nga muaji shtator 2013-Qershor 2014.
PD përmes Zëdhënëses ka denoncuar emërimin e Skerdilajd Dalipit në krye të Avokaturës së Shtetit në Durrës. Sipas PD, Skerdilajd Dalipi është dënuar 6 muaj më parë.
Ndërkohë institucioni i Avokaturës së Shtetit kadeklaruar se Dalipi nuk rezulton i dënuar dhe ka dhënë dorëheqje në muajin maj pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Sipas Avokaturës së Shtetit, çështja e Skerdilajd Dalipit aktualisht është në Gjykatën e Apelit dhe deri në përfundim të procesit gjyqësor ai quhet i pafajshëm.
Le te marre edhe Dritan Dajtin ne pune avokatura, se edhe ai i padenuar ende rezulton.
AKOMA ESHT MINISTER DHE ANTAR I KSHILLIT LARTE TE DREJTSISE
MR.META ESHT KOHA T A N I HIQE EKZEKUTIVIN NGA DREJTSIA.
JA ZENE FRYMEN GJYGJSORIT ORGANIT ME TE LARTE E KENI NEPERKEMBURE
VETEM NE SHQIPERI EKZEKUTIVI CPUDH NE DREJKTESI