Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjeorgji.
Ajo është pritur në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Irakli Alasania.
Gjatë takimit të dy homologët diskutuan për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimeve në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe NATO-s.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e siguroi homologun e saj për qëndrimin pro të Shqipërisë përsa i përket aspiratës integruese të Gjeorgjisë për anëtarësimin në NATO.
“Ashtu siç e theksova edhe në punimet e komisionit NATO-Gjeorgji vetëm pak ditë më parë, Shqipëria mendon se Gjeorgjia është një partner i rëndësishëm për Aleancën. Angazhimi i Gjeorgjisë në misionet paqeruajtëse të NATO-s është një shenjë e qartë e këtij partneriteti”, nënvizoi ministrja Kodheli.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kodheli tha se mes dy vendeve mund të planifikohen stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, nga të cilat të përfitohen eksperiencat më të mira.
Gjatë qëndrimit të saj në Gjeorgji, ministrja Kodheli është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe Kryetari i Parlamentit, David Usupashvili.
Gjatë bisedimeve ministrja Kodheli kërkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndëkombëtare.
Sipas ministres Kodheli çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.
Mimi!
Kur nisesh për vizitë në një shtet thellohu ndopak në historinë e tij , të vjetër dhe të re !
Stalini , ngaqë i njihte mirë , ua vinte festen sipas kokës. Doemos i njihte se edhe vetë gjeorgjian ishte.!
se dija qe Gjeorgjia nuk qenka as ne NATO
http://bit.ly/1kNbzas
More zotni “AP”! Ku e lexove qe ministrja Kodheli foli per Stalinin ?! Apo per “historine e vjeter e te re te Gjeorgjise?!…Perse i “lidh” gjerat qe nuk kane asnje lidhje me njera-tjetren?
Armeni?