Në datën 9 prill 2014, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka firmosur urdhrin Nr.152 për miratimin e rregullores mbi operimet me avionët ultra të lehtë, që parashikon displinimin e këtij lloj transporti.
GSH ka publikuar një pjesë të këtij urdhri, që parashikon mes të tjerash ndalimin e fluturimeve të avioneve të vegjël 5 km afër aerodromeve ushtarake duke sanksionuar njëherësh që fluturimet me këto lloj avionësh të bëhen vetëm nga lindja e diellit në perëndimin e tij, pra jo natën.
“Një avion ultra i lehtë, në çdo kohë, operohet në përputhje me rregullat ajrore në fuqi, megjithatë zbatohen përjashtimet e mëposhtme:
7.1.1 Fluturimet kryhen me VFR (Rregullat e Fluturimit Vizual) vetëm në periudhën nga lindja e diellit në perëndimin e tij dhe fluturimet në hapësirën ajrore në klasat D, E, F dhe G, kryhen vetëm kur shikueshmëria është të paktën 5 km.
7.1.2 Fluturimet (në ngritje, horizontal apo ulje) nuk kryhen mbi ose në distanca horizontale më afër se 150 metra nga zonat e banuara dhe 300 metra nga zonat me popullsi të dendur, duke përfshirë zonat me shtëpi pushimi, vende kampingu të populluar dhe grumbullime të mëdha të personave në terren të hapur.
7.1.3 Fluturimet në lartësi mbi 10 000 ft (3 050 metra) mbi nivelin e detit nuk lejohen.
7.1.4 Fluturimet brenda zonës së kontrollit dhe zonave të aeroportit kryhen në pajtim me një leje që merret nga njësia e kontrollit të trafikut ajror në fjalë. Fluturimet brenda zonave të informacionit të trafikut dhe sferave të informacionit të trafikut dhe zonave të trafikut kryhen vetëm me marrëveshje paraprake me njësinë e shërbimit të trafikut ajror në fjalë dhe në pajtim me kushtet e caktuara nga njësia.
7.1.5 Ngritja dhe ulja mund të kryhen në çdo zonë të përshtatshme pasi të merret leje nga organet kompetente dhe nga ato lokale për përdorimin e tyre, por duke mos cenuar ndalimet apo kufizimet e vendosura nga autoritetet kompetente civile e ushtarake.
7.1.6 Ndalohen fluturimet në ose më afër se 5 km nga aerodromet ushtarake, përveç rasteve të veçanta të emergjencave.
7.2 Gjatë fluturimit nuk lejohen të mbarten lëndë djegëse në bord jashtë sistemit të karburantit të avionit.
7.3.1 Nëse piloti në komandë ka përftuar privilegjin për të operuar avionin ultra të lehtë në pajtim me nënparagrafin 9.1 dhe për të mbartur shoqërues në tipa të tjerë avioni, kërkesa për kohën e fluturimit është që të jenë bërë të paktën 10 orë dhe të paktën 20 ngritje dhe 20 ulje. Piloti në komandë duhet të përmbushë kërkesat e nënparagrafit 7.10 (b) në lidhje me numrin e ngritjeve dhe uljeve brenda të paktën 30 ditëve”, shkruhet në urdhër.
Ndër të tjera në urdhër theksohet se: “Për të fluturuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, pronari/zotëruesi i avionit apo përdoruesi duhet të ketë një licencë të lëshuar nga një shtet i huaj dhe të validuar nga AAC-ja. 9.2 Me kërkesë të zotëruesit, autoriteti mund të lëshojë një licencë validimi shqiptare për pilotët e avionëve ultra të lehtë, mbi bazën e një licence të vlefshme të lëshuar nga një shtet i huaj.”
E ci ka bere shqiperise keto 8 vjet ai sali gerdeci me familjen e tij mafioze, ne cdo cep te saj ke krim dhe drog smund tja dilet pa u bashkuar te gjithe.
Pse me duken histori e perralla kto si filmat e xhajmsit ne amerik, po mir ktu qe po e marin po themi po andej si ja bejne. Pastaj nqs eshte se e nxjerrin jasht aman ta nxjerrin se lek per ne jane i duhen shqiperise, qeveria qe shkoi e kishte ekskluzive kte.
Po kto gur vun neper pista ca te bejne tani ta kthejne me reliev cdo siperfaqe??? po nuk bashkenpunoi gjithe populli eshte veshtire, po ka 8 vjet qe populli drejtohen ne mbjellje droge e ne lloj lloj pislleqesh kshuqe skane se si te bashkepunojne.