Vrasja e komisar Skurës, burg përjetë për Fitim Allën

13 Qershor 2014, 16:24Kronika TEMA

Burg përjetë.

Ky është vendimi që është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Fitim Allën, djaloshin e akuzuar për vrasjen e komisar Musa Skurës.

Ndërsa Vilson Mulkurti u dënua me 6 vjet burg dhe 4 vjet burg Edison Lleshi, raporton Ora News.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 13 janarit në Suç të Burrelit, ku si pasojë e goditjeve me armë u plagos oficeri i policisë Musa Skura.

Pas disa ditësh trajtimi në Spitalin Ushtarak në Tiranë Skura u dërgua për mjekim më të specializuar në Itali

Por, si pasojë e plumbave të marrë, të cilët i kishin prekur disa organe jetësore, Skura nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën në 22 janar.

Ndërsa me urdhër të Presidentit të Republikës komisar Skura u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

1 komente në “Vrasja e komisar Skurës, burg përjetë për Fitim Allën”

  1. ÇA BONE? says:

    “djaloshi” eshte i pafajshem.
    Komisarin e kane vra doktoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje