Memorandum bashkëpunimi mes hipotekës dhe noterisë/ Naço: Më shumë shërbime për qytetarët

13 Qershor 2014, 14:07Kronika TEMA

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtëshme që ka si qëllim forcimin e marredhënieve mes dy institucioneve duke përmbushur qëllimin e përbashkët për regjistrimin në kohë  dhe me efikasitet të pasurive të paluajtshme. Marrëveshja u firmos në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, nga Kryetarja e Dhomës së Noterisë Mimoza Sadushi dhe Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive Ilirjan Muho.

Ministri Naço përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur si shumë thelbësore në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe transparencën për qytetarin.

“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy isntitucioneve do të hyjnë në një fazë të re dhe produkti pozitiv i këtij bashkëpunimi do të jetë real, i prekshëm për të gjithë qytetarët.  E vërteta është se këto dy institucione, kryesisht, nuk japin tituj pronësie, por pranë këtyre institucioneve, qytetarët dhe secili prej nesh shkon për të formalizuar, sipas kërkesës së ligjit, vullnetin e tij, për veprime të ndryshme kryesisht të karakterit juridiko-civil”, tha Naço.

Sipas tij, në këto institucione, qytetarët, bizneset, shoqatat, organizmat e ndryshme publike dhe private, vendas apo të huaj, për çdo veprim juridik ku kërkohet prezenca e tyre, janë të detyruar të paraqiten dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

“Ky vullnet fillimisht materializohet në akte të ndryshme noteriale dhe më pas ato depozitohen në zyrat e regjistrimit, të cilat kanë për detyrë mirë administrimin dhe regjistrimin e çdo akti të bërë, sipas frymës së ligjit dhe procedurave të përcaktuara prej tij, duke e pajisur qytetarin me çertifikatën e pronësisë apo dokumentin që vërteton të drejtat e fituara apo të tjetërsuara. Në tërësinë e veprimeve juridiko-civile, tha Naço, që kryhen në zyrat noteriale, kan qenë jo të pakta rastet kur akte të ndryshme noteriale të fitimit,  tjetërsimit të drejtave të pronësisë,  apo të të drejtave reale të lidhura me to,  kanë patur mangësi, apo në raste të tjera, nuk janë hartuar në formën e kërkuar nga kërkesat e ligjit, duke u lënë jashtë procedurave të regjistrimit”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë tha gjithashtu se, “jemi të gjithë të vetëdijshëm se, mungesa e një bashkëpunimi të vazhdueshëm institucional midis ZQRPP dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka sjellë rëndomë që noterë apo punonjës të veçantë të zyrave të regjistrimit,  të mbajnë qëndrime të ndryshme mbi interpretimin e kërkesave të ligjit, apo të akteve të prodhurara dhe të paraqitura për regjistrim”.

 Si pasojë, shtoi ai, proceset e transferimit dhe cerfitikimit të të drejtave të fituara janë zvarritur, shpesh herë duke keqorientuar palët kërkuese për zgjidhjen e cështjes në rrugë gjyqësore, apo duke investuar, shpesh herë në mënyrë të pamotivuar, strukturat e Ministrisë së Drejtësisë me inspektime dhe kontrolle rast pas rasti.

Ministri i Drejtësisë theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi synohet të arrihet vendosja e një bashkëpunim të ndërsjelltë dhe të frytshmëm ndërmjet Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë në të gjithë territorin e vëndit, çka do të sjellë si rezultat pozitiv, zbatimin e përpiktë të legjislacionit për tjetërsimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

5 komente në “Memorandum bashkëpunimi mes hipotekës dhe noterisë/ Naço: Më shumë shërbime për qytetarët”

  1. ALpini says:

    Zgjedhin fjale te medha se kujtojne se jane pune.
    Njerezit jane bere lamsh me gjykat e hipotek,fitojne te fortet,pushtetaret e dallaverexhixhte e sehirxhinjte zgjedhin kohen te bejne MEMORANDUM.
    Nasip Naco nje fshatar i Skraparit nje fshatar i fundit ne fshat.

  2. Kall Tarsi says:

    Yyyyyyp Nasipi!

  3. vito says:

    Me vjen mire kur degjoj keto marreveshje per “kete popull”,por kam idene se lepuri nuk dihet ku fle.Kam gati 2 muaj qe kerkoj hipoteken e apartamentit kundrejt te gjithave pagesave qe kerkon sherbimi noteri-hipoteke dhe asgje.Noterja me thote kur te me vije njoftimi nga hipoteka.Dhe sot qe shkruaj nuk kam marre asgje.Dokumentacioni eshte mjaft i rregullt.Tung Vito

    1. aldo says:

      Vito bej ham ham edhe ti se jeni bere si zagaret sa here leh nje minister komentet e para fillojne me bravo thua se shqiptaret kane nevoje per memorandume apo qe zyrtaret te zbatojne ligjet.Ka arritur momenti qe militantet e partise ne pushtet te kerkojne llogari per premtimet se nuk rregullohet vendi me bravo

  4. "NOTERI I RRJEDHUR" says:

    Po te zbatohet ligji nuk ka nevoje per memorandume. Me bene pershtypje fjalet e z. minister, i cili(nder te tjera) vleresimin e punes se noterise e ben me keto fjale: “ne teresine e veprimeve juridiko civile, qe kryhen nga zyrat noteriale , kane jo te pakta rastet kur akte te ndryshme noteriale te fitimit te te drejtave te pronesise….kane patur mangesi, apo ne raste te tjera nuk jane hartuar ne formen e kerkuar prej ligjit, duke u lene jashte procedurave te regjistrimit.
    Ky eshte nje paragraf qe flet qarte mbi mungesen e njohjes te ligjit, respektimit te institucioneve e mbi te gjitha shkeljen e te drejtave te qytetareve. Po te analizojme gjysme fjaline: “duke u lene jashte procedurave te regjistrimit” vetevetiu lindin pyetjet: kush e ben vleresimin se x akt noterial ka mangesi? se ypsilon akt noterial nuk eshte hartuar sipas formes te percaktuar ne ligj? E ben nepunesi i zyres se regjistrimit apo ministri qe dergon grupe ne keto zyra per te verifikuar shkeljet e del se “pellumbat” regjistrues nuk kane faj e jane noteret ata qe shkelin ligjet. E di z. minister se nga çdo sondazh te kryer qofte nga te huajt qofte nga vendasit asnjehere nuk flitet per noterine si institucion i korruptuar. Apo do ta beje vleresimin e aktit noterial nepunesi apo nepunsja i sapondruar sipas partive qe vine ne pushtet? Kjo mund t’ju duket çudi por eshte me se e vertete. Kur noteri gabon nuk ka kryer korrupsion, por krim. Ka nje evidence z.Minister se sa notere jane denuar penalisht? Mund te mos jene as sa gishtat e njeres dore. Nga ana tjeter z.Minister duhet te mesoje se jane prokuroret e gjykatesit ata qe perfitojne nga puna e notereve nepermjet nje zinxhiri te organizuar korrupsioni qe fillon nga te ashtuquajturit eksperte garafiste qe nxjerrin nenshkrimet e qytetareve te falsifikuara deri dhe ne anetare te gjykates se larte e prokurore te prokurorise te pergjitheshme. Pavaresisht hapesires te kufizuar mendoj qe nuk eshte keq qe z.minister i drejtesise duhet te parandaloje me çdo çmim pikerisht lenien jashte te procedurave te regjistrimit te akteve noteriale.Kjo sepse per shume arsye, por mbi te gjitha ato ligjore askush nuk ka te drejte te diskutoje per asnje çast aktin noterial, pra te behet gjykates i aktit noterial. Nese punonjes te kesaj zyre jane aq te afte sa te vleresojne aktin noterial, atehere le te ngarkohen nga ligji per te udhezuar qytetaret qe u jane hequr te drejta prej tij per t’iu drejtuar gjykates e vetem mbasi te dale nje vendim gjyqesor i formes te prere e aktin noterial ta shpalle teresisht apo pjeserisht te pavlefshem, atehere z.Minister e ka shume te lehte te vere para pergjegjesise çdo noter qe ka shkelur ligjin. Zyra perkatese ka qene e vazhdon te jete nga zyrat me te mundimshme te Shtetit tone. Mundet te pranohet qe nje punonjes i kesaj zyre qe me plot kuptimin e fjales eshte njeri i paditur, te kontrolloje psh prokuren e kur ajo eshte e pergjitheshme e ka te gjitha tagrat ne menyre jo te percaktuar per perfaqesuesin t’i thote qytetarit qe une nuk e regjistroj aktin noterial se nuk ka permendur ne menyre te veçante sendin qe do te tjetersohet? Besoj se e kini parasysh z. Minister se deklarimet e paleve qe permban akti noterial sipas urdherimeve ligjore perbejne prove te plote per te gjithe. Jo vetem keto zyra, por as ministria e drejtesise, prokurorite e gjykatat nuk e vleresojne kete urdherim te ligjit. Puna me e lehte e me dobipruresja qe do t’i keshilloja z.Minister eshte qe rreth tij sa here qe te diskutohen çeshtje te tilla te therrese profesioniste me pervoje te gjate ne kete fushe e jo ish kryetare te Gjykates se larte e ish Prokurore te pergjithshem qe kane ndikuar drejtperdrejt ne shkatrimin e drejtesise ne pergjithesi e ne shkaterimin e profesionit te noterit ne veçanti. Kjo duhet bere edhe per nje arsye tjeter. Flasim per korrupsion te Gjykates se larte e te prokurorise te pergjithshme, por ne kete drejtim Ministria e drejtesise nuk ka nje evidence te sakte lidhur me deklarimin te pavlefshem absolutisht apo relativisht te akteve noteriale. Eshte detyrim ligjor i prere i çdo gjykate qe ne rastet kur shpall te pavlefshem nje akt noterial duhet te dergoje vendimin prane zyres se noterit qe ka hartuar aktin.Keqyreni ju lutem se sa here e kane repsektuar ligjin gjykatat ne kete drejtim? Pa frike mund te them: asnjehere! Neqoftese Ministri i drejtesise do te kishte ne duar nje raport mujor mbi aktet noteriale te goditura nga vendimet gjyqesore apo dhe nga prokurorite do te kishte si ne pasqyre gjithe pisllekun mbi demin qe u shkaktohet qytetareve nepermjet shkaterimit te punes se notereve. Me anen e kesaj pasqyre ministri do te vleresonte jo vetem punen e gjykatesve e te prokuroreve, por edhe notereve. Per keta te fundit i keshilloj ministrit se duhet te kete parasysht edhe nje kerkese tjeter te ligjit. Ate sipas se ciles nese nje noter i shkakton dem qytetarit eshte i detyruar te shperbleje demin nepermjet nje procesi gjyqesor civil. Nga ana tjeter demin e shkaktuar qytetarit per burgim ose denim te padrejte e paguan shteti e jo gjykatesi me prokurorin. Ky eshte nje dallim i rendesishem ao jo? Duke besuar ne qellimin tuaj te mire po nenshkruaj “Noteri i rrjedhur” sepsse e di si ne shume raste qe keto mendime nuk do te vleresohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje