Policia, tjetër aksion antikanabis në Kurvelesh/ Asgjësohen 12 mijë rrënjë

12 Qershor 2014, 09:03Kronika TEMA

Policia rikthehet në zonën e Kurveleshit në Tepelenë dhe zbulon e asgjëson edhe rreth 12 mijë rrënjë hashash.

Në operacionin e koduar “Drimua” ishin mbi 100 forca të policisë lokale dhe të FNSH.

Toka ishte hapur rishtas dhe ishte gati për t’u mbjellë me fidanët e kanabisit.

Aksioni i policisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nisi prej ditës së djeshme dhe u asgjësuan përmes djegies:

-500 fidanë kanabis sativa në vendin e quajtur Backovë.

-4000 fidanë më në thellësi të zonës.

-7330 fidanë në Drimua.

Aksioni i policisë po vijon ende pasi ka informacione për bimë të tjera të mbjella në zonat përreth.

Në të njëjtën kohë, policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në një tjetër operacion para 2 javësh në këtë zonë, policia u përball me reagimin me armë të disa personave, të cilët u vunë në pranga.

Prej një muaji, policia ka nisur zbatimin e strategjisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri takoi dje ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë dhe u parashtroi detaje nga strategjia.

4 komente në “Policia, tjetër aksion antikanabis në Kurvelesh/ Asgjësohen 12 mijë rrënjë”

  1. kopani Taqkes says:

    ore po cbehet keshtu ? po sahleja pse skapte gje ne kohen e tij ?
    e thashe une, sa hipen socialistat filloi dhe prodhimi

  2. Siguria says:

    Me hile po bejne sikur i bjen kaq shpejt qe ta rimbjelin prape.Atje ku kalohet njehere quhet zone e paster.

  3. ARUSHA says:

    TEPELENA , KURVELESHI , LABERIA, POGRADECI, KORCA, PERMETI , DELVINa SKRAPARI , LUSHNJA KANE MBETUR NE DITE TE ZEZE KETU E 25 VITE ,ASNJE INVESTIM DHE VETEMM EMIGRIMI NE GREQI E ITALI DHE MJERIMI SHOKE TE PANDARE . KJO KA QENE STRATEGJIA E AMERIKES DHE PERENDIMIT qe MALOKU TE ZAPTONTE CDO GJE DUKE JU edhe PAGU NDIHMA SOCIALE 300 EURO PER KOKE NE CDO MUAJ SI NE EUROPE !

  4. egi says:

    paskan fillu edhe keta te Kurveleshit,
    http://bit.ly/1oRINFz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje