Arrestohet grupi i trafikimit të veprave të artit

15 Qershor 2014, 11:33Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses një operacion, duke bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët dyshohen se janë trafikantë të veprave të artit dhe kulturës. Gjatë goditjes së këtij grupi kriminal, konkretisht në qytetin e Gramshit dhe të Elbasanit, policia arrestoi shtetasit Arjan  Koçi, Ervin  Koçi si dhe  Dashnor Hoxha. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit arrestimi i tyre u realizua si rezultat i hetimeve të filluara pas  procedimit penal nr.1387 të këtij viti për veprën penale të trafikimit të veprave të  Artit dhe Kulturës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e policisë  së Elbasanit rezultoi se tre të arrestuarit ishin të implikuar në veprimtari të paligjshme.

Ky aktivitet i tyre u dokumentua dhe gjatë   kontrollit që  ju bë atyre në banesa, ku ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një automjet mjet i tipit Mercedes Benz me targë EL 2697 B, tre telefona celularë  , një tablet android, një këmbanë me mbishkrimin “IOANNIS. MARIACIOTTI ANNO MDCL XXXXIIII OPVS” ,  3 karta sim , 7 fishekë luftarakë  , 2 radio policie, si dhe 5 paketa lidhje kartash telefonike. Po sipas Policisë mësohet se “Arjan Koçi, dhe Ervin Koçi  janë arrestuar për Veprat penale të , ” Trafikimit të veprave të Artit dhe Kultures”, ndërsa shtetasi Dashnor Hoxha, për ” Trafikim të veprave të Artit dhe Kultures” ,  për ” Prodhim dhe   mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake pa leje” si dhe për  ” Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të këtij rrjeti të  trafikimit  të  veprave të Artit dhe Kulturës . Edhe pse nuk jep detaje të hollësishme rrethkëtij operacioni, mësohet se Policia ka sekuestruar  edhe dy radio policie si dhe një këmbanë e madhe me vlerë të kushtueshme e cila dyshohet të jetë vjedhur në Greqi.

7 komente në “Arrestohet grupi i trafikimit të veprave të artit”

  1. tourkofagos says:

    keta jane korraket e Albanistanit,keta nuk kane vend ne evrope.
    Edi,keta gyzele festojne[sipas teje] Paska bashke me xristianet!!!???
    duke grabitur kambana e shkaterruar oikona neper kisha…….!!!
    keta i dashur kryeminister ,jane bastarde turkoshak………

  2. Saliu says:

    keta qytetar jane te pafajshem se vertet kete kembanen e vodhen nga kisha, por jua them une juve qe me pas ia kerkoi Kocua dhe Edvini per tja dhuruar koncelares Merkel. Kur keta nuk ia dhane sendin e vjedhur ata i futen ne kurth, nepermjet Saimirit. Kjo eshte rilindja qe nuk i fal me hajdutet se une beja pazar dhe kur binim dakord nuk i arestoja perkundrazi i promovoja.

  3. Deda says:

    Po keta qe po vjedhin gjithe shqiptaret kur do te arrestohen, apo presin te behen kryeministra, president…se helbete kur vjedh dhe vret pak futesh ne burg, kur vvjedh dhe vret shume ben kariere dhe hero.

  4. xha Temja says:

    Detaje jane dhene sa te duash,por eshte gazetari ai qe i rendit gjerat keq ,dhe ne fund,redaktori duke mos ditur ca te rregulloje,ja fut kodra pas bregut.
    Per mua,nuk perbejne prova materiale si arsye per te akuzuar tre njerez se ju sekuestrua tre aparate celulare. Sot njerezit kane secili nga dy aparate celulare. Gjithashtu,gjetja e nje makine Benz,nuk eshte prove per te ngritur nje akuze te tille. Qe ata jane te implikuar ne trafikim,kjo duket,por te pakten le te shkruhet dicka e sakte ne artikull.

    1. librazhdi says:

      Drejte o xha Teme,po …kaq dime e kaq bejme !

  5. Hmmm... says:

    Ministri Tahiri mund te mos jete ideal por po ben pune dhe te ben te mendosh ata qe duan ta heqin, duan se po u prek interesat dmth politika e korruptuar e ka humbur toruan. Ku e ku me policine dikur…

  6. ISLAMOFAGOS says:

    Ja toleranca shqiptare, festat qe festohen se bashku, vellezer me fe te ndryshme per tu marr shembull nga europa!!!!! Keta jane tuurq , nuk da tja ndjej emrn festave te tyre( Ramazon, Novruz;Sulltan murat, Ashure), festa arixhinjsh pa snje lidhje me ne: Te pakten te mos i prekin kembanat dhe ikonat tona!!! Ne minaret e tyre si koklokan muti nuk snje lloj vlere artistike, thjesht bageti e bujqesi. Ndoshta per kete vjedhin kulturen tone!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje