Partia Socialiste reagoi pas lajmit se një grup xhirimi i televizionit A1 Report është sulmuar në Lazarat.
Deputeti Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias, tha se liria e medias është cenuar seriozisht.
“Lazarati është bërë sot jo vetëm një çështje e shoqërisë shqiptare, Policisë së Shtetit dhe drejtësisë, por edhe kufiri ndarës i së drejtës universale për lirinë e informimit.
Liria e medias, ruajtja e jetës dhe integriteti profesional i gazetarëve, është një nga fitoret më të mëdha të pluralizmit të vështirë post komunist në Shqipëri.
Media dhe gazetarët po fitojnë dhe po zgjerojnë çdo ditë e më shumë, gradët e tyre të lirisë në raport me qeverinë, shtetin dhe të gjitha pushtetet.
Por, kjo liri sot është cenuar seriozisht, si kurrë më parë në këto vite lirie, në Lazarat.
Partia Socialiste, dënon ashpër aktin e rëndë kriminal të një grupi banorësh të këtij fshati të cilët kanë ndaluar, kanë marrë peng dhe kanë goditur nëpërmjet dhunës verbale dhe grykës së armëve, një grup gazetarësh të televizionit A1 Report, që ndodheshin në Lazarat për të kryer misionin e tyre. Më pas, këta persona, kanë shkatërruar dhe i kanë vënë flakën mjetit me të cilin udhëtonin punonjësit e medias.
Grupi i punonjësve të televizionit, ishte atje, në mes të ditës, në mes të fshatit dhe me një makinë me logo të dukshme të televizionit, për të ndjekur dhe pasqyruar operacionin e Policisë së Shtetit kundër mbjelljes, trafikut të drogës dhe personave me precedentë penalë në këtë zonë.
Partia Socialiste, përshëndet dhe falënderon të gjithë ata banorë të fshatit Lazarat që u distancuan nga kjo ngjarje e rëndë, duke shkëputur nga thonjtë e kriminelëve punonjësit e televizionit A1 Report duke garantuar paprekshmërinë e jetës së tyre dhe shenjtërinë e profesionit të gazetarit,” tha Peza.
Situata e tensioniuar në Lazarat ka prekur edhe grupin e xhirimit të A1 Report, të cilët janë qëlluar me breshëri automatiku nga trafikantë të maskuar dhe të armatosur rëndë. Mësohet se grupi i xhirimit dhe gazetarët e A1 Report kanë braktisur menjëherë makinën dhe janë të gjithe mirë. Por makina dhe pajisjet teknike janë shkatërruar.
Grupi i televizionit të A1 Report është nxjerrë nga makina dhe janë mbajtur peng për rreth 15 minuta nga trafikantët të cilët kanë qenë të maskuar.
Sipas gazetarit të A1 Report Gerti Xhaja, i cili raportoi pas sulmit, siguroi se të gjithë janë mirë ndërsa shtoi se persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre edhe pse makina ishte me logon e medias së A1 Report.
Ju jeni gallate e madhe! POZITA denoncon shkeljen e ligjit!!!
Kujt po ja thua o zoti Peza.
Ju e keni pushtetin, mbrojeni pra. Kush ta beje mbrojtjen e medias sipas teje?
Kujdes lazaratas,e bete nje krim gjate luftes duke u reshtuar me ballin,e vuajtet 50 vjet kete kanabis te kohes se luftes.Tani eshte koha per te rregulluar biografi,ju nuk jeni per t’u trimeruar,ju jeni te dhjere por edhe budallenj.Me Enverin pa Enverin,me shtetin nuk kruhesh dot.Thuajini nje faleminderit shtetit qe ju la kaq kohe te ushtroni artin tuaj te kontrabandes se cigareve,te naftes,te satives.Tani qe ju thote shteti boll,boll!Duhet te dilni nga kllapia sativa se jeni trima te pathyeshem si mermeri i gest starit nga Tropoja ne ane te rruges.Tani dorezohuni e bashke me qeverine luftoni per legalizimin e satives e pastaj vazhdoni perseri.
Mire tu behet gazetareve! Si mundet te hyjne ne republiken e Lazaratit pa vize? Aty mund te shkoje bie fjala dhe te godase policine djali i deputetes se lirindjes i denuar me vetem dy vite burg per vrasje nga gjykatat e korruptuara te Berishes.
denon mbrojtjen qe ika bere dhe po i ben p.d dmth e dallkaukeve