Pas vrasjes së Kujtim Dyrmishit, të ekzekutuar në Durrës të shtunën, policia po heton në dy pista.
Së pari, po hetohet problemi i borxheve që kishte Dyrmishi, i cili kishte ngritur një firmë ndërtimi.
Së dyti, po hetohet e kaluara e tij e dyshimtë.
Mësohet se Dyrmishi, i njohur me emrin Tixhja, dyshohej për një vrasje në vitin 1997.
Ai, së bashku me vëllain dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje për ekzekutimin e gjashtë të rinjve brenda në makinë.
Por ngjarja nuk u zbardh kurrë.
Gjashtë të rinjtë u vranë aksidentalisht.
Ata po ktheheshin nga një varrim, kur pronari i makinës pikas rivalët e tij.
Ai u kërkon të rinjve që të vazhdonin rrugën me makinën e tij, ndërsa vetë u thotë se do kthehej me një mjet tjetër.
Vëllai i Dyrmishit është aktualisht i burgosur në Greqi për një vrasje.
U vrane 6 cuna te pafajshem.U rriten sa e sa femije jetim.Iken nga kjo bote kot e asnjeri nuk u denua.Hasmi i Tixhes me vone u be mik i tij.Edhe sot e kesaj dite jeton i qete.Mjere te shkretet qe iken.Kurse ky shume e zgjati edhe kaq.