Kodheli në Paris/ Homologu francez: Mirëpresim pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionet e BE

17 Qershor 2014, 18:38Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, u takua sot në mesditë me homologun e saj, ministrin francez të Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.

Të dy zyrtarët diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh, për situatën ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit, për angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

Ministri francez i Mbrojtjes Le Drian tha se mbështetja e Francës është e qartë dhe bashkëpunimi është tepër pozitiv.

Ai vlerësoi rolin që po luan Shqipëria si vend anëtar i NATO-s për stabilitetin rajonal dhe më gjërë.

“Mes dy vendeve tona ka një marrëdhënie të fortë dhe efektive”, nënvizoi ministri francez.

“Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj edhe në operacione të BE-së”.

Kodheli e njohu homologun e saj me punën që po bën qeveria shqiptare, për të cilën tha se mbetet tërësisht e angazhuar në reformat e mëtjeshme që afektojnë ministrinë e Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në gjitha angazhimet që duhet të ndërmarrim, në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Europën.

“Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që presidenti Hollande dhe Ju po jepni për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Kodheli.

1 komente në “Kodheli në Paris/ Homologu francez: Mirëpresim pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionet e BE”

  1. lili says:

    Ministrate tons ma shume kujdesen per lookun e tyre se sa per dosjet e tyre….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje