Qeveria miraton vendimin për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike në të gjithë territorin e vendit, të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor.
Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.
Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
si do mbikqyren elektronikisht? do ju vendoset ndonje cip ne trup dhe te kontrollohen me GPS se ku ndodhen? http://goo.gl/NMUWtS