Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e AMA-s, Endira Bushati. Sipas gjykatës, Bushati nuk ka marrë masa për të luftuar piraterinë pavarësisht ankesave të shumta të televizioneve.
“Problematika lind me marrjen e mandatit të dytë si kryetare të Endira Bushatit. Ajo nuk mund të zgjidhej si anëtare, pasi kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e anëtares më datë 24.09.2012. Znj.Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvendësimi në vend të Artan Zenelit si anëtare, mandat i cili i përfundonte në datë 24.09.2012, që do të thotë se Endira Bushati, zëvendësuese e z.Zeneli, nuk ka me mandat anëtari prej shtatorit 2012”, thuhet në argumentin ligjor të shkresës për inicimin e zëvendësimit të Bushatit.
Vetëm me votat e saj dhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës votuan raportin e paraqitur nga deputeti Alfred Peza, ku evidentonte 4 vakanca përfshirë dhe vendin e kryetares Endira Bushati.
“Nga ky çast nis zyrtarisht procesi për zëvendësimin e 4 anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetaren”, u shpreh deputeti i PS-së Alfred Peza.
Ndërkaq deputetët e opozitës kërkuan që për mandatin e kryetares së AMA-s, të vendosë Këshilli i Legjislacionit, kërkesë e cila u rrëzua nga mazhoranca dhe bëri që deputetët e Partisë Demokratike të braktisnin mbledhjen. Për opozitën, nisma e mazhorancës për të shkarkuar Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, e ka cilësuar si politike dhe që synon kapjen e institucioneve të pavarura për qelllime klienteliste.
ore po se sikur degjuam qe e pushuat kete derrkucen cufo, ceshte ky pezullim
Edhe sa kohë do të na sorollatni duke u marrë me këto parazitë? Ç’është kjo paaftësi e skajshme e qeverisë Rama?
Kanë tre muaj dhe nuk mund të heqin një militante idiote (duket nga fotografia), të Sali Berishës…(???!!!)
Po cfare ligjesh keni bere xhanem,na mbeti endyra neper gazeta,ka nje vit.