Arrestohet rrjeti i trafikantëve, dërgonin klandestinë shqiptarë në Angli me ... jahte

20 Qershor 2014, 11:57Kronika TEMA

Me ndihmën e Europol, forcat e policisë franceze kanë arrestuar dhjetë persona, që dyshohet se trafikonin shqiptarë për në Britaninë e Madhe.

Në një njoftim të Europol thuhet se të arrestuarve iu janë sekuestruar armë zjarri, celularë dhe një sasi kokaine.

Shqiptarët, pasi mbërrinin në Francë, vendoseshin në hotele pranë bregut.

Më pas, me anë të jahteve, ata dërgoheshin për në Britani.

Raportohet se grupi kriminal kishte dërguar më shumë se 200 shqiptarë në Britani gjatë dy viteve të fundit.

Policia thotë se ka arrestuar edhe liderin shqiptar të këtij grupi.

Mediat britanike thonë se ai është një kosovar i pasur.

Grupi kriminal u merrte shqiptarëve mbi 8 mijë sterlina për t’i dërguar në Angli.

Në rast se ishin familje, ata u merrnin 12 mijë sterlina.

9 komente në “Arrestohet rrjeti i trafikantëve, dërgonin klandestinë shqiptarë në Angli me … jahte”

  1. kurro says:

    8 mije sterlina me ardh nangli, ca boni mor i gjuni leket me shkelm.

    1. Kundrra Pedal says:

      8k sterlina skan per ti pa mo te gjitha bashk me sy ne angli per nja 3/4 vjet

  2. lajmëtari says:

    Mos na është ky kosovari i sofitel

  3. bledi says:

    ha mut tani perballu me drejteseine. u mesn shiptaret tu e hardhur eligalisht ktu ne angli. puno e fut ne xhep as takse as gje nuk pagujne.te gjitha fitimet i cojne ne shqiperi. por kur arrestohen e gjithe jeta e tyre shkon per lesh.

  4. Arturi says:

    Franca dhe Anglia duhet te vendosin menjehere moratoriumin e skafeve… do thoshte baca SB… ?

  5. zamo says:

    Ore nuk ka pun Anglia se e ka mbyt bullgaria dhe rumania.mos hidhni leket posht se do beheni pishman.

  6. Bodigardi i Temës says:

    Ikin…ikin…ikin….nga sytë këmbët…!!! Ky vënd i mallkuar…!!!

  7. Bodigardi i Temës says:

    Ikin…ikin…ikin….nga sytë këmbët…!!! Ky vënd i mallkuar…!!! Pse more, ikni ? Tani Shqipëria do të “futet” në Evropë, Kosova u bë vënd i lirë e i pavarur… Ç’dreqin doni…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje