Lazarat/ Policia vijon operacionin, sekuestrohet laboratori i heroinës

21 Qershor 2014, 12:12Kronika TEMA

Policia e Shtetit vijon operacionin e saj në Lazarat, ku gjatë orëve të  mëngjesit janë kontrolluar mbi 15-të banesa, janë asgjesuar rreth 3 ton e 90.2 kg marijuanë dhe rreth 230 bimë narkotike kanabis sativa. Po ashtu është bllokuar 1 armë zjarri automatik, 3 granata dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se nga veprimet për në terren, janë  ushtruar kontrolle në territoret e mbi 15 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zone.

Po ashtu bëhet me dije se janë gjetur dhe asgjësuar rreth 3 ton e 90.2 kg marijuanë dhe rreth 230 bimë narkotike kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin, si dhe është sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 3 granata dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Bëhet e ditur se është zbuluar edhe një bazë e personave që i bënë rezistencë policisë. Baza e gjetur është një depo uji, nga e cila dyshohet se është qëlluar për ditë me radhë. Brenda depos së ujit janë gjetur edhe një çifte e një kallash si dhe një qytë mitralozi.

Policia garanton se po vijon kryerja e veprimeve procedurale nga grupet e ekspertëve në terren.

Policia sqaron se në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë. 

“Në një magazinë tek pularia janë gjetur armë automatike, predha, një kundërtank, tritol, tre makina pa targa që kanë armatim e municion brenda. Dokumenta identitetesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe”, thotë policia, ndërsa shton se po kryhen verifikime. 

Po sipas policisë, “janë gjetur llampa tharje në banesën e shtetasit Sh.Malaj, në Lazarat. Në një tjetër ambient është gjetur një snajper, uniforma policie, armatim e municione të tjera”. 

Kontrolli i policisë, në çdo cep të Lazaratit, ka çuar edhe në sekuestrim e një laboratori që përdorej për prodhimin e heroinës dhe vajit të hashashit. Mësohet se laboratori është gjetur i braktisur në një furgon të parkuar në rrugë, ndërsa brenda tij ndodheshin edhe 4 kg heroinë. 

Më tej, policia ka gjetur në rrugë edhe thasë me hashash, që shkojnë nga 500 deri në 600 kg. I braktisur është gjetur edhe një snajper me lende optike, një kallashnikov dhe një mitraloz. Ndërsa në një zone tjetër është gjetur edhe një arsenal i tërë armësh e fishekësh. 

Ndërkohë pas thirrjes së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm dhe apelit të Kryeministrit Edi Rama në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm, drejt Lazaratit kanë udhëtuar një trupë prokurorësh, mes të cilëve edhe Prokurori Anton Martini.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Lazarat/ Policia vijon operacionin, sekuestrohet laboratori i heroinës”

  1. al says:

    Po nuk ju pergjigjen,hiqi imunitetin dhe te gjykohen prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar.shtet ligjor europian me kete drejtesi ,nuk behet kurre.skaner ne prokurori per punen e tyre dhe po qe se llalla nuk i pergjigjet sic duhet me hetime hiqene qe neser.loja per vonimin e ceshtjeve eshte urdher i berishes per te demoralizuar policine.kjo polici ka marre nje kurajo te madhe nga populli dhe do ta pastroje dhe shqiperine nga krimi.mjaft me llallen qe nuk ka hap akoma njedosje terendesishme,si 21 janari,gerdeci,serveri i tatimeve ,mashtrimet ne mi istrine e mbrojtjes che shume te tjera.per cfare paguen me taksat tona keto prokurore qe nuk i pergjigjensituates.mjaft mazhoranca duhet te reagoje,ka me vete mbare shqiptaret si dhe be dhe usa.

  2. bajlozi sali says:

    Lidhjet e mercenareve te ardhur matane kufirit verjor te drejtojne si gjithmone te familja berisha dhe shpura e tij

  3. thegreatness says:

    Dikush nga lazarati me tha qe akoma nuk kane djeg as gjysmen e droges qe eshte atje, : http://goo.gl/mMu4xP

  4. fff says:

    Fillimisht duhet mposhtur Presidenti për të pasur një këshill drejtësie jo të PD. Pastaj duhet gjet 1 gjykatës trim që të dënojë gjykatësit dhe prokurorët e korruptumë të Salës.
    O zhdukim korrupsionin tashti, o do na zhdukin islamikët me sheriatin e tyre.

  5. art says:

    Eh prokuroret po ferkojne duart, do dale para e madhe per ta, lere kur te vie radha e gjykatesve, filoi Amelia tani. Ketej requires ndaloi Rama po mundi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje