Policia iu shpëton jetën dy banorëve në Lazarat

23 Qershor 2014, 17:58Kronika TEMA

Forcat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat zjarrfikëse, shpëtuan jetën e dy personave në fshatin Lazarat. Shtetasit Axhem P. dhe Harun M. kishin rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po punonin tek një shtyllë e energjisë e cila ishte e lidhur me një televizion kabllor në qendër të komunës së Lazaratit.

Sapo kanë marrë njoftimin, forcat e komisariatit special RENEA, në bashkëpunim me Delta Forcë dhe strukturat zjarrfikëse, kanë arritur në kohën e duhur dhe kanë mundur të bëjnë shpëtimin e tyre, dhe dërgimin në spitalin rajonal të Gjirokastër. Aktualisht të dy këto shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.

4 komente në “Policia iu shpëton jetën dy banorëve në Lazarat”

  1. leo england says:

    Bravo Bravo Bravo

  2. Cingiskhan says:

    Mos ishin keta qe qellonin me mitraloz mbi policine?

  3. Shen Vasili says:

    Ne radh te pare urime policis qe i shpetoi nga aksidenti.Se cfare donin dy qytetar ne shtyllen e korrentit nuk na e sqaron fare TEMA,ishin punonjes te kanalit kabllor.

  4. Roar says:

    Asnje mysliman nuk kultivoi hashash, ai Gate Muti mos ishte budist valle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje