Tahiri: Status të penduari atyre që tregojnë tutorët e "Lazaratit"

24 Qershor 2014, 14:11Kronika TEMA

Operacioni i Policisë së Shtetit po vijon prej 9 ditësh në Lazarat, por me përfundimin e tij, “topi” i takon Prokurorisë, për të hetuar ngjarjen dhe për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë. Por kur vjen puna për përgjegjësitë e një rrjeti të tërë trafiku, të mbjelljes, kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike, ministri Tahiri thotë se Prokuroria duhet të hetojë thellë, duke vënë para drejtësisë jo vetëm ata që i kultivonin dhe trafikonin bimët narkotike, por edhe tutorët e saj. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, i cili këtë herë ishte zhvendosur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ministri Tahiri është ndalur tek i gjithë operacioni i policisë së Lazaratit, jo vetëm tek këto 9 ditë aksion, por edhe tek përgatitja e vetë ndërhyrjes, hetimi, si dhe tek evidentimi i qartë i situatës në fshatin e etiketuar si “kështjella e marijuanës dhe trafikantëve”.

Sipas ministrit Tahiri, Prokuroria duhet t’i japë një status të veçantë, atë të të penduarit, atyre që bashkëpunojnë me drejtësisë, për të treguar drejtuesit e vërtetë të Lazaratit, “qofshin në parlament apo në qeverinë e kaluar”.
 
“Rrënjët e Lazaratit duhen parë në çdo gjë që ka sjellë dështimin e policisë. Politika ka përfituar dukshëm nga ajo sipërmarrje. Nëse do ta kisha të faktuar do kishim elemente që do të viheshin para drejtësisë. I kam kërkuar prokurorisë që të mos ndalojnë tek të arrestuarit, por t’i japin edhe status të veçantë për të arritur tek ata njerëz që janë drejtuesit dhe përfituesit e vërtetë të Lazaratit, qofshin në parlament apo në qeverinë e kaluar. Ajo që keni parë në Lazarat nuk mund të ndodhte kurrë pa bekimin e vendimmarrësve”, tha ministri Tahiri. 

Duke u ndalur tek raportet me LSI dhe deputetët e kësaj force politike, ministri Tahiri tha se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira, dhe gjatë ditëve të aksionit të policisë në Lazarat komunikimi ka qenë intensiv. Por, Tahiri tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga letrat drejtuar Presidentit. 

6 komente në “Tahiri: Status të penduari atyre që tregojnë tutorët e “Lazaratit””

  1. bastardi says:

    Ofroi lehtesira, nuk e kane ato fain, bej cdo gje qe te kapesh peshqit e medhenj, ato duhet te rrasen ne burg.

    1. lini says:

      Bravo ministrit qe po mundohet te kap lazaratin e vertet e jo ato fshatare qe e mbillnin po kto kollaret qe i ruanin ktej, 1000 here bravo qeverise e ministrit.

      1. herta says:

        Po ku ka si ky mo, shiko ca vullneti, te ishte per show e linte me aq e mori fshatin kapi droge e arm pafund e tani kishte bo pushim se eshte mbret por jo, spo ben kte kjo qeveri, do te kap peshqit e medhenj do te heqi kollaret, nuk eshte show jo. Bravo dhe nje here.

  2. dajti says:

    Suksese ne rrugen tuaj te veshtire !! Qente le te lehin …karvani te shkoj perpara

  3. Lilo Labi says:

    Zoti Tahiri.

    Besoj nuk është e nevojshme të deklarohet për median dhënia e “statusit të penduarit” një të arrestuari që bashkëpunon me Policinë apo Prokurorinë.

  4. baffo says:

    Z.TAHIRI Idi i gjithe populli shqiptar se kush jane tutoret por megjithate une ato qe di do ti them i pari eshte SALI RAM BERISHA,FLAMUR NOKA LULZIME BASHA GENT STRAZIMIRI EDI PALOKA GENC RULI ARBEN RISTANI JOZEFINA TOPALLI SHKELZEN SALI BERISHA e shume e shume te tjer merri futi mrena kto se pastaj i tregojne vete ata se kush jane te tjeret do ma per BELULIN se per vete nuk te them asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje