Kreu i Kuvendit Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka vlerësuar marrjen e statusit kandidat duke theksuar se kjo ditë duhet të shërbejë si një reflektim për të gjithë. Sipas tij procesi i integrimi duhet të na bashkojë si asnjë herë tjetër.
“Kjo ditë duhet të shërbejë si një reflektim për të gjithë, për atë se çfarë duhet të jetë ndryshe. Procesi i integrimit Evropian duhet të na bashkojë si asnjë herë tjetër. Këtë gjë nuk e kemi bërë siç duhet deri më sot, besoj dhe shpresoj se do bëhet më mirë duke nisur nga nesër”, tha Meta.
Më tej ai u shpreh se marrja e statusit është e kaluara dhe se tani duhet të shohim drejt së ardhmes, duke shtuar se ajo që duket e pamundur, është një mundësi për ecjen përpara.
Vendimi për anëtarësim, sipas Metës, merret në Tiranë me garantimin e drejtësisë dhe standardeve evropiane, vendosjen e plotë të ligjit në të gjithë vendin.
Kreu i Kuvendit ka falënderuar të gjithë aktorët e rëndësishëm që kanë kontribuar në marrjen e statusit kandidat duke falënderuar në mënyrë të veçantë Presidencën Greke të BE-së që sipas tij ka bërë një punë të madhe për ta çuar përpara këtë proces.
Gjithashtu ai ka falënderuar Komisionin Evropian për rekomandimin për dhënien e statusit, Parlamentin Evropian dhe 2 grupet kryesore të tij Partitë Popullore Evropiane dhe grupi Social-Demokrat.
“Urimet reciproke janë normale, suksesi nuk përjashton askënd”, tha Meta duke shtuar se do të vlerësohet puna e Kuvendit aktual dhe atij të kaluar.
Ke te drejte!Ky popull duhej te kishte reflektuar kundrejt teje dhe shokeve te tu!por ja qe eshte teper i kriminalizuar per nje hap te tille!
Shqiptaret tani do te reflektojne me BLLOK ne dore .
Te shikojme se si do te Integrohet drejtesia me sheiket e shqiperise.
le te reflektojme se per shkakun tuaj nuk arritem me perpara te merrnim stausin…http://goo.gl/miTUaG