Një hetim i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2012- 2013, ka zbuluar se gjyqtarët kanë përfituar në total një shumë prej 67 milionë lekësh të vjetra duke dhënë mësime në universitetet private dhe publike.
Bëhet fjalë për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit.
Shumica e tyre e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa një autorizim nga KLD.
“Nga 42 gjyqtarët e inspektuar, 23 prej tyre e kanë ushtruar veprimtarinë brenda orarit zyrtar. Vetëm 4 prej tyre 23 gjyqtarëve janë autorizuar nga KLD për ushtrimin e veprimtarisë akademike brenda orarit zyrtar,” thuhet në raport.
Po sa fitojnë gjyqtarët pedagogë?
Duke nisur nga 20 mijë deri në 770 mijë lekë të rinj.
Më shumë ka fituar gjyqtari K.Ç i Gjykatës së Beratit.
Ai ka dhënë mësim në një universitet privat, brenda e jashtë orarit zyrtar.
Edhe pse nuk ka nja autorizim zyrtar nga KLD, ai thotë se ndaj tij nuk ka pasur ankesa për zvarritje në punë.
Ca thu o koqe. Kthe parate mbrapsht dhe hiqeni nga puna. Mos te kete mundesi te punoj per 5 vite ne detyre.-:)
ore shif sa kan mare ryshfet ti
Nuk ka faj i shkreti Kostika Cobanaqi sepse gjyqtar 6-mujor eshte. Si thote ai, qe nuk kam krijuar problem. Njeriu i ligjit nuk e mendon fare qe ligji nuk diskutohet, por zbatohet si eshte shkruar pa “por” apo “po ja”. Kur e ka kete mendesi antiligj nje gjyqtar qe duhet te jete robot ne leximin dhe interpretimin e ligjit, mendo nje qytetar i thjeshte. I duhen leke se ka nje vajze te semure prandaj.
ckeni me ata? pse ju vjen kaq inat qe kemi gjykatesit me te afte?! i japin zgjidhje ligjore popullit dhe drite ne te njejten kohe … forca rilindja
Jo nuk kemi gje me gjyqtaret qe japin mesim ne privat apo shtet,por jashte orarit zyrtar ama,ose me leje nga institucioni kopetent.Se dyti a kane derdhur tatimet e ketyre perfitimeve plus gjyqtaret apo kushdo tjeter punonjes i administrates shtetrore qe merret me aktivitet privat?Kjo eshte ceshtja.
sic e shef edo te gjitha fijet lidhen, drejtesi-universitet-gate
kur do filloje nga puna rilindja?
keta ligjshkelesit ti paguajne kokerr me kokerr leket, ose tu sekuestrohet pasuria.ligji mbi ta te bjere i pa meshirshem.
PSE ME KETO INICIALE k.ç po KOSTIKA COBANAQIN E NJOHIN TE GJITHE NE BERAT ,GJYGJETARE ME 3-MUAJE NE PLEPA DURRES ,NGA KETA LLOJE ESHTE KY PUSHTE ,KY TIPE ESHTE NJE KAMELEON I VERTET nuk ka limit te rrjep lekuren,ozot me mire te mos e njohesh kete tipe.(sekuestro totale ,leri nje pale brek ) DHE ASGJE TJETER ,SEPSE KESHTU KA QENE PARE SE TE FILLONTE GJYKATES .
Pse duhet te jape leje KLD-ja qe te punoje ne nje pune te dyte, brenda orarit zyrtar, ne nje kohe kur paguhet njehere nga taksapaguesi shqiptar.???????
Ka pak te tjere te pa pune, te cilet jane te diplomuar edhe jashte vendit biles.
Ne nje vend ku gjygjet shtyhen me vite, gjygjtaret tane paskan kohe qe te punojne neper universitete private, per te shtuar “pak” , te ardhurat se nuk i mjaftojne ato qe i ka dhene sheti si gjygjtar.
Hajde shtet qe kemi patur hajde,,, ,,,,
Nese do te vihet njehere shtet,,,,,, keto monstra duhet ti kthejne te gjithe ato rroga qe kane marre duke qene te punesuar njehere ne nje pune shtetrore.
Oh sa pune qe duhet per ti perzene keta vampire nga postet qe kane marre padrejtesisht! Zoti Rama, kam nje apel qytetar: Mos u terhiq, por vazhdo e zbato premtimet qe keni marre para elektoratit qe ju ka besuar. Asnje hap pas! Pastaj do shohim se sa perkrahje do keni ne popull! Nuk ecet me keshtu! Absesi sherohet me bisturi, s’ka rruge tjeter!
Perse nuk shihni gjyqtaret profesore te tiranes dhe krimeve te renda???!!! Merreni me nje beratas ne fund te botes!!!!!
eh mire o mire edhe kush e di sa leke ju marrin keta sdutenteve te shkrete qe te kalojne…http://goo.gl/oZgEUT
Shteti i Rrum -Palles duhet shkaterruar .Me habit ky fakte.Nga institucjoni, qe ka ne dore gjyqsorin, japin leksjone si petagoge te rregullt gjyqtaret e KLD .Cmund te mesojne ata studente kur gjyqsori eshte ne shinjester te skandaleve.Keto raporte duhen fshire . Mesoni sic themi e mos beni sic cbejme ne.Ja per keto arritje te shkelqyera ne muaren statusin.Kontributi i Pd dhe i te Madhit, sic na tha dhe z.Jozefine, bene te mundur qe ne te arrijme te marrim statusin .
Une e quaj vjedhje te ligjerume per ato qe japin mesim ne orarin zyrtar. Dosjet jane me vite qe presin shqyrtim. A ka justifikim per ato plehra qe lene zyren dhe shkojne per te mesuar studentet se si behet korrupsioni. Diplomat e universiteteve private nuk duhet te njifen nga shteti. Jane diploma te blera me para. Jane diploma te marra pa mbaruar gjimnazin. Shumica e deputeteve te P.D. jane bere me 3-4 diploma. Le te ngrihet nje komisjon shteteror per te verifikuar, sa e meritojne diplomen ato qe kan mbaruar gjate perjudhes 2006-2013. jam i mendimit se gjate kesaj perjudhe nuk e meriton asnje deputet diplomen.
sikur te hetohen pasurite e gjyqtareve dhe te apelohen nga shteti … te mos u njifen as edhe diplomat ku jane shkolluar …
keshtu duhet bere , si me mjeket qe abuzojne me jetet e pacienteve … si me farmacistet , petagoget etj.
Masa shume te rrepta. Jo vetem pushim nga puna . Por edhe mosnjofja e diplomes qe e perjashton perjetesisht nga puna.
Erdhi koha e Europes … Realizmit demokratik.